Panorama (Albania)

Sherr pranë studios së tatuazheve, plagosen me thikë të fejuarit

-

Dy të rinj nga Kukësi, të fejuar, janë plagosur me thika e shkopinj pasditen e djeshme pranë një studioje tatuazhesh në zonën e “Unazës së Re”, në Tiranë. Çifti është sulmuar nga tre persona pas një debati për shkak se njeri prej të dyshuarve kishte ngacmuar vajzën, të fejuarën e 27- vjeçarit Altin M.. Në sherr e sipër, i dyshuari kryesor për ngjarjen, shtetasi me iniciale H. N., ka sulmuar fizikisht djalin që shoqërohej nga e fejuara e tij. Më pas në konflikt janë përfshirë edhe dy persona të tjerë, shtetasit me iniciale Ç. Sh. dhe F. P, miqtë e autorit, që kanë goditur të riun me thikë. Kur ka parë që tre personat kishin thika e shkopinj në duar, 23- vjeçarja Klaudia K., është futur në mes për të shuar sherrin, por është godi- tur me thikë edhe ajo. Policia e Tiranës tha se të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore dhe aktualisht raporto- het se janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që tre të dyshuarit për plagosje, H. N., Ç. Sh. dhe F. P., janë shoqëruar menjëherë nga blutë e Ti- ranës dhe pritet arrestimi i tyre gjatë orëve në vijim. “Rreth orës 15: 00, në zonën e ‘ Unazës së Re’, si pasojë e një konflikti të ndodhur jashtë një lokali, kanë mbetur të plagosur me mjet prerës ( thikë) shtetasi Altin M., 27 vjeç dhe e fejuara e tij, shtetasja Klaudia K., 23 vjeçe. Shtetasit e dëmtuar janë transportu­ar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Janë kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasit H. N., Ç. Sh. dhe F. P., tre autorët e dyshuar të plagosjes me thikë të çiftit në zonën e ‘ Unazës së Re’”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania