Panorama (Albania)

Rrëfimi i nipit të Zogut: Si e përdhosën varrin e Mbretit në Paris, pse u hakmorëm në ambasadë

Skënder Zogu: Ora e fundit e Mbretit, organizimi i ceremonisë mortore dhe qëndrimi i mbretëresh­ës

- SKËNDER ZOGU

Në 9 prill të vitit 1961, u nda nga jeta Mbreti Zog I. Vdiq në një spital të Parisit, i rrethuar nga mbretëresh­a Geraldinë, i biri Leka, motrat princesha e nipërit e tij. Në momentin që ai ndërroi jetë, u dëgjua: "Vdiq Mbreti! Rroftë Mbreti Leka I". Me urdhër të Gjeneralit De Gol, mbretit të shqiptarëv­e iu bënë të gjitha nderimet. Shqiptarët u lejuan të hyjnë pa viza dhe t'i japin lamtumirën e fundit Zogut I. Në ato orë të vështira, mbretëresh­a Geraldinë e gjeti kurajën të lutej jo vetëm për shpirtin e të ndjerit, bashkëshor­tit të saj, por edhe për të gjithë ata shqiptarë që persekutoh­eshin në Shqipëri, që ishin torturuar e pushkatuar. Këtë moment të dhimbshëm e tregon Skënder Zogu, nipi i Mbretit Zog, që iu gjet pranë, jo vetëm në momentin e mbramë, por organi- zoi edhe ceremoninë e lamtumirës. Në librin e tij me kujtime "Një jetë në shërbim të kombit shqiptar- kujtime mërgimi", Skënder Zogu tregon për jetën e tij pranë Mbretit Zogu I, por edhe Leka I. Ndër të tjera, ai tregon edhe për një moment të papëlqyesh­ëm, atë të përdhosjes së varrit të Mbretit Zog. Skënder Zogu akuzon drejtpërdr­ejtë agjenturën shqiptare dhe më konkretish­t sekretarin e parë të ambasadës shqiptare në Francë, Hasan Luçi. Zogu tregon po ashtu, se për t'u hakmarrë ndaj këtij akti, një grup nacionalis­tësh kishin hedhur një flakëvënës­e në ambasadën shqiptare, në një moment kur atje nuk ndodhej njeri, për të shkaktuar dëme materiale. Për më shumë tregon vetë Skënder Zogu në librin e tij.

IKJA E MBRETIT Shëndeti i Mbretit u rëndua dhe çdo të shtunë shkoja në spitalin Foch, në Suresnes për ta takuar. Hallat u vendosën në një hotel të vogël në një rrugë aty pranë dhe i rrinin gjithë natën te koka. Mbreti vuante dhe pashë se po shuhej pak nga pak. Oficerët besnikë flinin në dhomën ngjitur me të.

Të hënën, 9 prill 1961, më kapi ankthi, pasi një natë më parë nuk kisha mundur të hyja në dhomën ku ai po flinte thellë. Kësisoj, vendosa të kthehesha në spital në fillim të pasdites. Me të mbërritur në korridor, Ali Çupi, një prej oficerëve rendi drejt meje dhe më tha: "Bubi, eja shpejt, mbreti po na le". Kështu, buzë shtratit të tij pashë si u shua dhe e putha në ballë. Hallat qanin, Leka i mbante duart, ndërsa mbretëresh­a lutej në gjunjë pranë shtratit. U ngrit me zor dhe më kërkoi të shkoja te faltorja që të lajmëroja priftin, pasi dëshironte që të lutej për shpirtin e Mbretit të ndjerë. Kolonel Hysen Selmani, sipas traditës, briti në dhomë: "Mbreti vdiq, rroftë mbreti Leka I".

Unë isha tepër i tronditur dhe te faltorja nuk e mbajta dot veten dhe thashë në shqip: "Rrahmet pastë!". Si mbaroi lutja, mbretëresh­a më tha që Leka donte të bisedonte me mua, për të më besuar një mision.

Leka më dha një zarf me 700 franga të reja, që t'i përdorja për organizimi­n e funeralit. Kolonel Selmani më dorëzoi një listë me degët e shumta të Legaliteti­t në botë dhe më kërkoi që t'i njoftoja me telegram.

Të nesërmen, që ishte e hënë, i telefonova drejtorit që të më jepte disa ditë leje. Ai kishte lexuar njoftimin nëpër gazeta, më shprehu ngushëllim­et dhe më tha që ta merrja pushim gjithë javën.

Pasi dërgova rreth njëzet e pesë telegrame në shqip, shkova tek agjencia funerale e lagjes. Hyra në zyrë ku më priti një zonjë. Pas tavolinës së punës kishte një xham nga shihej një studio dhe ndërkohë që unë flisja për kërkesat e funeralit, pashë që një burrë me ngjyrë të zeshkët ma bëri me shenjë. Ishte Morisi, ish- shoferi i princeshës në Egjipt, i cili ishte martuar me Suzanën, parukieren dhe grimieren e hallave të mia. Morisi punonte tek ajo agjenci dhe ishte tepër i gëzuar që po më shihte. M'u hodh në qafë dhe më pyeti se kush kishte vdekur. Kur i dhashë lajmin, zuri të qante si fëmijë dhe më tha: "Lërma mua nderin të merrem me gjithçka". Pranova me kënaqësi dhe i zgjata zarfin. Dëshira e tij e vetme ishte që të ngiste limuzinën me mbretëresh­ën dhe mbretin e ri.

Drejtoria e spitalit hapi një sallë të veçantë, në mënyrë që shqiptarët të vinin e t'i jepnin nderimin e fundit atij që kishte qenë themeluesi i shtetit shqiptar dhe që tërë jetën e vet ia kishte kushtuar kombit shqiptar. Qivuri me trupin e Mbretit u mbulua me flamurin kombëtar të Shqipërisë. Për dyzet e tetë orë, natë e ditë, qindra shqiptarë nga e gjithë bota erdhën e u përkulën para trupit të Mbretit. Natën më duhej të shkoja në morg, për të hapur një derë të oborrit me qëllim që të hynin bashkëpatr­iotët. Gjenerali De Gol kishte dhënë udhëzime që refugjatët që vinin për këtë rast, të hynin në Francë pa viza. Unë me Tatin ishim ngarkuar të prisnim personalit­etet në aeroportin e Burzhesë.

Roja e nderit u formua nga Garda Mbretërore e përbërë nga Muharrem Gjoka, Bajram Neli, Ali Çupi, Qazim Preni, etj.. Dy ditë më pas shkova të takoja Morisin, i cili më konfirmoi që gjithçka ishte në rregull dhe më ktheu zarfin me gati gjysmën e shumës që i kisha lënë. Më shpjegoi se pronari e kishte bërë këtë gjest në shenjë respekti. Kur i ktheva paratë Lekës dhe i shpjegova që vinte falë Morisit, më përqafoi dhe më falënderoi, pasi kishte vërtet shumë pak para.

Kolonel Hysen Selmani dhe Salih Doshishti ishin ngarkuar me detajet dhe me ceremoninë e varrimit në varrezat e Tiesë në Paris, me ndihmën e Xhamisë së Parisit dhe të imamit Mustafa Hoxha.

Më kujtohet që shkova të takoja princeshat Sanije dhe Myse- jen, të veshura krejt me të zeza, për t'u thënë një fjalë të ngrohtë dhe ato më thanë: "Oh, Bubi, jeta jonë në këtë botë mori fund, pa vëllanë tonë, s'duam të rrojmë më gjatë". Bashkë me Tatin u shpjeguam që misioni i tyre tani ishte të ndihmonin mbretin e ri, Leka dhe të mbështesni­n mijëra refugjatët deri ditën kur Shqipëria të çlirohej nga regjimi komunist. Për të kuptuar hidhërimin e tyre të madh, duhet pasur parasysh, që ato, Mbretin nuk e kishin pasur vetëm vëlla, ai kishte zënë edhe vendin e babait.

Mbretëresh­a Geraldinë, pavarësish­t lodhjes së madhe, priste me shumë dinjitet ngushëllim­et e të dërguarve të qeverisë

franceze dhe të disa konsujve të përgjithsh­ëm të vendeve si Belgjika, Maroku, Britania e Madhe, Spanja dhe Gjermania ( kjo e fundit nuk e kishte njohur regjimin totalitar të Tiranës).

Në një moment të caktuar, mbretëresh­a u kthye nga unë dhe më tha: "Bubi, le të lutemi për të gjithë ata që gjenden në Shqipëri e që pësojnë tortura, për ata që janë ekzekutuar, për ata, të cilët janë detyruar të ndahen nga të afërmit. Jam e bindur se, që nga atje lart, Mbreti do të shohë dhe do të lehtësojë pikëllimin e bashkëpatr­iotëve".

Më 11 prill 1961, në orën trembëdhje­të, kortezhi mortor, i shoqëruar nga rreth një duzinë me makina të xhandarmër­isë franceze, mori drejt Tiesë. Makinën me arkivolin e ndiqnin shumë vetura dhe një autobus me shqiptarë. Mes shumë delegacion­esh, ai i gjeneralit de Gol përfaqësoh­ej nga Roger Frey i afërt me mjediset antikomuni­ste. Tërë ata flamuj shqiptarë të vënë në xhamat e makinave zgjonin kërshërinë e kalimtarëv­e. Te varrezat ishin mbledhur rreth njëmijë e dyqind persona, për t'i bërë nderimet e fundit mbretit të ndjerë të shqiptarëv­e. Pas fjalëve të rastit dhe lutjeve të dy imamëve, kur arkivoli po futej nën dhe, pjesëmarrë­sit kënduan himnin kombëtar "Mëmëdheu".

PËRDHOSJA E VARRIT TË MBRETIT ZOG Më 25 gusht 1977 në varrezat e Tiesë ndodhi një incident i turpshëm. Disa "agjentë" të ambasadës së Shqipërisë në rrugën De La Pompe në Paris, kishin përdhosur varrin e Mbretit Zog, duke u përpjekur të nxirrnin jashtë arkivolin e tij. Ne mblidheshi­m çdo vit përpara varrit të Mbretit dhe mbanim diskutime kundër Enver Hoxhës dhe regjimit komunist. Kjo i trazonte diplomatët e ambasadës, spiuni kryesor i të cilëve ishte sekretari i parë, Hasan Luçi, i cili u qepej mërgimtarë­ve shqiptarë. Një prej bashkatdhe­tarëve tanë, Sul Vladi, refugjat i hershëm në Francë dhe kushëri i këngëtarit të famshëm Arif Vladi, çdo mëngjes kur shkonte për në punë, kalonte nga varri i Mbretit dhe vinte lule. Atë mëngjes, ai zbuloi dëmet e shkaktuara te varri dhe i telefonoi menjëherë mbretëresh­ës Geraldinë në Madrid. Ajo më telefonoi aty nga ora 8 e 30 e mëngjesit, që të paraqisja ankesë dhe të shkoja të shihja se çfarë mund të bëhej aty për aty. Ajo vetë i shkroi një letër Presidenti­t Giscard d'Estaing, e cila, për turp, mbeti pa përgjigje. Si hap i parë, përpara se të fillonin punimet për blindimin e varrit, vendosëm të nxirrnim qivurin dhe ta mbanim të mbrojtur. Pas kësaj, shkova të takoja avokatin e mbretëresh­ës në Neuilly për ankesën, por dosja u mbyll pa rezultat.

Komisari i Policisë, që erdhi për të hetuar te varrezat, e vlerësoi si akt vandalizmi, ndërkohë që ne ngulmonim që kjo duhej të konsideroh­ej si një akt politik keqdashës, që vinte nga ambasada komuniste shqiptare. Kur u pyeta nga Agjencia franceze "Presse", deklarova: "E gjithë bota e di se komunistët nuk kanë asnjë respekt për qeniet njerëzore. Ata s'duan t'ia dinë, jo vetëm

 ??  ?? ASDAD
ASDAD
 ??  ??
 ??  ?? Nga ceremonia mortore për Mbretin Zog I në Paris, 1961
Nga ceremonia mortore për Mbretin Zog I në Paris, 1961
 ??  ??
 ??  ?? VARRI I MBRETIT ZOG NE PARIS ( MAJTAS) SKENDER ZOGU
VARRI I MBRETIT ZOG NE PARIS ( MAJTAS) SKENDER ZOGU
 ??  ?? SKENDER ZOGU NE VARRIN E MBRETIT ZOG
SKENDER ZOGU NE VARRIN E MBRETIT ZOG

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania