Panorama (Albania)

Opozita u bashkohet artistëve, del amaneti i Agim Qirjaqit: Shembja e Teatrit, aferë e ndyrë

ROBERT NDRENIKA: TOKA E TEATRIT ESHTE JERUSALEMI YNE

- ALMA MILE

Jemi me ju deri në fund! Deputetët e opozitës, përfaqësue­s të Partisë Demokratik­e dhe të lëvizjes Socialiste për Integrim, por edhe këshilltar­ët bashkiakë opozitarë, kanë shprehur dje mbështetje­n e tyre ndaj kauzës së artistëve dhe qytetarëve në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar.

Me ftesë të Aleancës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe SASE- s ( Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit), në takimin e radhës morën pjesë edhe deputetët të Kuvendit të Shqipërisë. Edhe pse ftesa u ishte drejtuar të 140 deputetëve, vetëm ata opozitarë e pranuan atë dhe morën pjesë në takim. I njëjti skenar edhe me këshilltar­ët bashkiakë. Të majtët munguan. Takimi nuk u zhvillua si zakonisht në oborr të Teatrit Kombëtar, por në sallën e Teatrit Eksperimen­tal. Moderator i këtij takimi ishte aktori Alert Çeloaliaj, i cili bëri një ekspoze të të gjithë lëvizjes së artistëve prej datës 8 shkurt të këtij viti. “Që atëherë është kërkuar nga SASE dhe SPAK, si një refren i përjavshëm, për 9 javë, një dialog i hapur, publik dhe gjithëpërf­shirës për problemet që shqetësojn­ë artistët dhe më së shumti për godinën. Jemi të shqetësuar për fatin e këtyre dy institucio­neve. Kemi ndërmarrë disa hapa. E fundit ka qenë një ftesë për 140 deputetët e të gjitha forcave politike. E njëjta procedurë u ndoq dhe në Këshillin Bashkiak. Kjo u bë që secili prej nesh të debatonte hapur”, tha Çeloaliaj. Ai u bëri me dije deputetëve të pranishëm kërkesat e artistëve, që janë: “Ruajtje dhe rikonstruk­sion i Teatrit Kombëtar, statusin e kësaj god- ine dhe territorit ku qëndron, një ligj më të mirë për artin dhe kulturën, rritje të buxhetit të kulturës, që për fat të keq është më i ulëti në Ballkan”. Dhe pas kësaj ekspozeje dhe një rikujtim i asaj çfarë ka ndodhur në vitin 2002, kur nisi të diskutohej shembja e godinës së Teatrit Kombëtar. Më tej u ngjitën në skenë deputetët e opozitës si Grida Duma, Enkelejd Aliabeaj, Luan Rama, Ervin Salianji, Valentina Duka, Albana Vokshi, etj., si dhe këshilltar­ë bashkiakë. Të gjithë shprehën mbështetje­n e tyre ndaj kësaj kauze, e cila nuk u takon vetëm aktorëve, por gjithë shqiptarëv­e. “Kemi bërë detyrën tonë si të zgjedhurit tuaj. E kemi bërë me zemër dhe do jemi me ju deri në fund të kësaj historie, kemi thirrur ministren e Kulturës në dëgjesë për të bërë transparen­cën që nuk e ka bërë me ju. E ka refuzuar 5 herë. Ishim sot në komision për t’i thënë ndal hipokrizis­ë së një ministreje, që duhet të mbronte trashëgimi­në dhe nga ana tjetër prish trashëgimi­në kulturore”, tha deputetja dhe kryetarja e Komisionit Parlamenta­r për Edukimin dhe Informimin, Albana Vokshi. “Jemi bashkë për të bërë një betejë publike”, tha Luçiano Boçi. Ndërsa deputeti Salianji, në emër të partisë ku bën pjesë, shprehu gatishmëri­në të bëjë edhe akorde me qeverinë, madje me ironi u shpreh që do të “ligjëronin” edhe fitimet në xhepin e njërit apo tjetrit, vetëm që godina aktuale e Teatrit Kombëtar të mos preket.

 ??  ?? Agim Qirjaqi
Agim Qirjaqi
 ??  ?? Robert Ndrenika
Robert Ndrenika
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania