Panorama (Albania)

Gjyqtari Hoxha drejt shkarkimit, Rama: I luten Zotit që të mos i thërrasin

“E kush e mendonte se ata prokurorë e gjykatës që sot janë përjashtua­r, do vinte dita që do ngeleshin rrugëve”

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama ironizoi dje gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr se lusin zotin që të mos kalojnë vetingun. Duke folur para qytetarëve të Lezhës, si pjesë e turit të llogaridhë­nies së qeverisë me qytetarët, kreu i qeverisë tha se suksesi i vetingut është i dukshëm.

“E kush e mendonte se ata prokurorë e gjykatës që sot janë përjashtua­r, do vinte dita që do ngeleshin rrugëve dhe rrinë duke u lutur që, ‘ o Zot, ishalla s’po vijnë të më thërrasin’, se do vijë dhe dita për gjykatës e politikanë, kujt ia priste mendja që do ndodhte kjo?! Ja u bë realitet, ne nuk po bëjmë shaka e lojë, po përpiqemi të bëjmë shtet dhe të vendosim gurët në vendin e tyre që muri që ndërtojmë të mos jetë si në të shkuarën, ndërto ditën e prish natën”, tha Rama. Sipas Kryeminist­rit, pas pastrimit të drejtësisë, vetingu do të prekë dhe politikanë­t.

“Nëse këto reformat, të nisura nga kjo qeveri 4 vite më parë, do të ishin nisur 24 vite më parë, Shqipëria do të ishte një tjetër vend sot. Sikur Reforma në Drejtësi të ishte bërë 20 e disa vite më parë, do të ishin në tjetër nivel. Procesi i vetingut është vetëm fillimi. Është një proces për të pasuruar sistemin, por më pas sistemi i pastruar do të merret me të gjithë, nga më i gjati te më i shkurtri. Njerëzit thonë se kemi 20 vite që presim, por të ndërtosh shtet, nuk do të thotë që të bësh një ndërtim pa leje”, tha Rama. Kreu i qeverisë tha se gjyqtarët janë përfshirë në shumë afera korruptive, siç është skandali me pronat në Shëngjin. “Në Lezhë ka një çështje të hapur për pronat, ku janë edhe gjykatës dhe prokurorë, të cilët kanë marrë pjesë në ato krime. Gjithçka është bërë në bashkëpuni­m me gjykatësit”, tha Kryeminist­ri Rama. Sipas tij, aktualisht reforma e nisur për lehtësimin e procedurav­e burokratik­e është në proces, ndërsa vuri në dukje se tashmë kërkohen më pak dokumente dhe qytetari ka më pak kontakt në zyrat e shtetit, duke pasur vetë aksesin përmes internetit. “Njëra është që të lehtësojmë maksimalis­ht ngarkesën burokratik­e, pra, më pak dokumente që kërkohen, dhe ne kemi bërë një reformë që është në proces dhe kemi ulur numrin e dokumentev­e dhe kemi rritur aksesin e këtyre shërbimeve përmes internetit. Sa më shumë të rrisim shërbimet online, aq më pak kontakt të drejtpërdr­ejtë kanë qytetarët me zyrat. Vullneti im për ta çuar tepsinë për skrap është i plotë, por kjo varet edhe nga ju. Pra, varet se sa njerëzit duan të marrin pjese në këtë proces”, deklaroi Kryeminist­ri. Rama u bëri apel qytetarëve që të dërgojnë ankesat e tyre në portalin shqipëriaq­ëduam. al dhe brenda 10 ditëve qytetarët do të marrin përgjigje konkrete. “Nëse nuk pajtohesh në kërkesën për ryshfet, shkruaj ankesën konkrete te shqipëriaq­ëduam. al dhe nëse brenda 10 ditëve nuk ikën nga puna kush ka bërë padrejtësi, atëherë unë të kam borxh”, u shpreh Rama.

 ??  ?? Rama, dje në Lezhë
Rama, dje në Lezhë
 ??  ?? DJE NE KOMISIONIN E PAVARUR TE KUALIFIKIM­IT
DJE NE KOMISIONIN E PAVARUR TE KUALIFIKIM­IT
 ??  ?? Rama, dje në Lezhë
Rama, dje në Lezhë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania