Panorama (Albania)

Miratohet ligji i ri, të përndjekur­it që përfitojnë pension

Kush ka punuar në miniera gjatë kohës së vuajtjes së dënimit nga sistemi komunist, do të përfitojë pension si të minatorëve

- FATION BINJAKU

Ish- të dënuarit politikë, që kanë vuajtur në burgjet më famëkeqe të vendit dhe që kanë punuar në miniera, do të përfitojnë pension si minatorët. Maxhoranca dhe opozita miratuan dje, me konsensus në Komisionin e Çështjeve Sociale, projektlig­jin “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabiliti­min e ish- të dënuarve dhe të përndjekur­ve politikë”.

Kjo nismë ligjore, sipas zëvendësmi­nistres së Financave, Dajna Sorensen, u jep të drejtën personave që kanë vuajtur në burgje si Qafa e Barit apo ai i Spaçit, që të përfitojnë pension si minatorët. “Me ligj i njihet periudha sa dyfishi i qëndrimit në këto burgje dhe tjetra është llogaritja e pagës sa paga në minierë. Në vetvete, numri i personave që përfitojnë nga ky ndryshim në projektlig­j është 264 ish- të dënuar politikë dhe kostoja financiare në buxhetin e shtetit është afërsisht 4 milionë lekë për çdo muaj”, ka thënë dje Sorensen.

PENSIONI Ndërkohë që drejtori i Pagave dhe Pensioneve, Astrit Kuko, ka sqaruar se shumë ish- të dënuar politikë kanë kërkuar që të dalin në pension në moshën 55- vjeçare si mina- torët. Por janë hasur probleme me dokumentac­ionin në burgun e Spaçit dhe Qafë Barit. “Për të përfituar këto të drejta, ish- të dënuarit politikë duhet të kenë një vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit dhe punës që kanë bërë në burg. Ky verifikim u vështirësu­a shumë pas vitit 2000, pasi komisioni që ishte më parë nuk funksionon­te dhe doku- mentacioni në burgjet Spaç, Qafa Barit, nuk ekzistonte. Për këta u bë e pamundur dhe të gjitha rastet kanë shkuar në gjyq dhe kanë fituar gjyqet, që u takonte të trajtohen si punonjës të nëntokës”, tha ai. Më tej, drejtori i Ministrisë së Financave tha: “Me miratimin ligjit për minatorin dhe mosha deri në 55 vjeç, të gjithë këta ish- të dënuar kërkojnë të përfitojnë si minatorët, që të dalin në pension në moshën 55 vjeç. Për të bërë të mundur edhe faktin që edhe pa dokumentin e komisionit të Ministrisë së Brendshme dhe për të dalë në moshën 55 vjeç si minator, është bërë ky përjashtim. Ka dhe një përfitim tjetër që është parashikua­r të llogaritet me pagën e minatorit, në fakt ligji për rastet e tjera kur nuk ka pasur dokumentac­ion, është kënaqur me pagën mesatare”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania