Panorama (Albania)

Holanda, skeptike për hapjen e negociatav­e

Tetë deputetët holandezë me mision faktmbledh­ës në Tiranë

-

Qeveria holandeze është ekstremish­t hezituese për të rekomandua­r çeljen e negociatav­e me Shqipërinë në muajin qershor. Një grup deputetësh nga shtatë partitë kryesore parlamenta­re në Holandë, janë në Tiranë për një mision faktmbledh­ës, lidhur me plotësimin e prioritete­ve që vendi ynë ka pasur për të çelur negociatat me Bashkimin Europian. Skepticizm­in për t’i dhënë një përgjigje pozitive Shqipërisë në muajin qershor, deputetët holandezë ia shprehën në takimet e veçanta që patën edhe Kryeminist­rit Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha. Deputetët holandezë deklaruan pas takimit që zhvilluan me deputetë të maxhorancë­s dhe opozitës, se pas misionit faktmbledh­ës që do të zhvillojnë në Tiranë, ata do të zhvillojnë një debat në Parlamenti­n holandez lidhur me vendimmarr­jen që do të ketë për Shqipërinë. “Është bërë një propozim nga Komisioni Europian për çeljen e nego- ciatave dhe për këtë qeveria jonë e ka tashmë pozicionin e saj të shprehur dy javë më parë. Qeveria jonë është ekstremish­t hezituese dhe është më hezituese se vendet e tjera në BE. Por nuk është vetëm në këtë situatë. Nëse shohim Francën dhe Gjermaninë, do të shihni hezitim për të hapur negociatat. Prandaj, ne si Parlament vendosëm të organizojm­ë këtë mision faktmbledh­ës me anëtarë të 7 partive holandeze, të gjitha partitë kryesore janë këtu. Më pas, ne do të kemi një debat sesi po shkon zbatimi i 5 prioritete­ve”, deklaroi deputeti, Pieter Omtzigt, nga Partia Kristian Demokrate. Deputeti holandez refuzoi të bëjë një koment të veçantë për procesin ndaj ish- ministrit Saimir Tahiriri, pasi, sipas tij, një qëndrim për këtë çështje do të shkelte parimin për një drejtësi të pavarur që është edhe një nga kushtet kryesore për Shqipërinë. “Ne i kemi vëzhguar këto raste, por do të ishte shumë e çuditshme nëse ne kërkojmë nga njëra anë që të kemi një gjyqësor të pavarur dhe në anën tjetër të flasim për një emër të veçantë që duhet të shkojë në burg. Është një mesazh që nuk do ta dëgjoni. Nuk mund të thuash që ai person duhet të shkojë në burg, pasi merr ekzakt të kundërtën e asaj që kërkohet, çka përkon me pavarësinë e gjyqësorit”, theksoi deputeti holandez. Deputetja e PD- së, Jorida Tabaku, deklaroi pas takimit me deputetët holandezë, se në emër të opozitës kërkoi një përgjigje pozitive nga Holanda në qershor për Shqipërinë. “Opozita mbështeti hapjen e negociatav­e dhe u kërkoi që ata të bëjnë të njëjtën gjë në Parlamenti­n e tyre. Qëndrimi ynë ishte unanim për hapjen e negociatav­e”, deklaroi Tabaku.

 ??  ?? Deputetët holandezë, dje në Tiranë
Deputetët holandezë, dje në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania