Panorama (Albania)

Shtëpi 140 mijë euro, gjyqtari Hoxha drejt shkarkimit

KPK: Në 2003, gjyqtari i Kushtetues­es kishte 275 mijë lekë më shumë. Avokati: Dhurata dasme

- ERALD DELIU

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetues­e, Fatmir Hoxha, ishte subjekti i radhës që u përball me KPK ditën e djeshme, duke u bërë i katërti nga Kushtetues­ja, që kalon në sitën e vetingut. Mirëpo, blerja e një apartament­i në Tiranë, në shumën 140 mijë e 405 euro, mund t’i kushtojë shkarkimin Hoxhës.

Sipas hetimit administra­tiv të KPK- së, gjyqtari Hoxha, i cili nuk ishte i pranishëm ditën e djeshme në seancë, nuk justifikon 1.7 milionë lekë në blerjen e apartament­it. Megjithatë, ky përfundim është kundërshtu­ar nga avokati i gjyqtarit, Julian Mërtiri. Kjo shumë, sipas avokatit, është siguruar nga gjyqtari duke shitur mobilet e vjetra të banesës që ka pasur në Shkodër. Po kështu, KPK renditi edhe një shumë prej 275 mijë lekësh si e pajustifik­uar nga gjyqtari, për vitin 2003. Por avokati i gjyqtarit tha në seancë se, në atë kohë, gjyqtari është martuar dhe paratë janë dhurata kesh nga të ftuarit në dasmë. Ai, madje, përmendi se gjyqtari ka qenë i gatshëm të vendosë në dispozicio­n të KPK- së edhe dy CD e dasmave, por këto nuk janë marrë në konsiderat­ë nga KPK. Tashmë, KPK e ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për gjyqtarin Hoxha dhe më 10 maj do të japë vendimin final.

SEANCA

Sipas hetimit të KPK- së, gjyqtari Hoxha, deri në vitin 2011, kishte një pasuri prej 5 milionë lekësh dhe një apartament në Shkodër, rreth 65 metra katrorë, ku ishte edhe gjyqtar. Atë vit, ai është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetues­e, duke u zhvendosur në Tiranë. Hoxha më pas ka shitur asetet në Shkodër dhe ka lidhur kontratë në shkurt të vitit 2011 me një firmë ndërtimi për blerjen e një apartament­i 112,36 metrash katrorë me një vlerë 140,450 euro. Sipas avokatit, kostoja e lartë e apartament­it në Tiranë e ka detyruar gjyqtarin që të marrë kredi dhe hua nga persona të afërm. Hoxha ka paguar fillimisht 51 mijë euro kapar te firma për apartament­in dhe ka marrë kredi si i pastrehë në shumën 5 milionë lekë. Ai ka deklaruar se ka marrë hua 28,500 euro te kunati A. G. dhe kredi tjetër, 250 mijë lekë, në një bankë të nivelit të dytë. Hoxha ka shitur apartament­in në Shkodër për 3.4 milionë lekë dhe automjetin e tij në vlerën 1800 euro.

 ??  ?? Fatmir Hoxha, gjyqtar i Kushtetues­es
Fatmir Hoxha, gjyqtar i Kushtetues­es

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania