Panorama (Albania)

Deputetët e pyesin për Teatrin, Kumbaro: Opozita në pazar

-

Ka dështuar seanca e djeshme në Komisionin Parlamenta­r për Median dhe Edukimin, ku do të diskutohej nen për nen Ligji për Trashëgimi­në Kulturore. I miratuar në parim, ishte radha që Ligji të diskutohej më në detaje, por takimi i djeshëm, ku ishte ftuar ministrja Mirela Kumbaro, degjeneroi në përplasje mes anëtarëve të majtë e të djathtë, deri kur këta të fundit u larguan. Të dyja palët ishin më tepër të shqetësuar­a për atë çka ndodhi herën e fundit, kur ministrja ishte e thirrur në Komision, si dhe për takimin që do të zhvillohej pasdite në Teatrin Kombëtar. “Pas 4 viteve punë nga ekspertët e Ministrisë së Kulturës dhe të partnerëve tanë ndërkombët­arë, projektlig­ji ka 5 muaj që diskutohet në tryezat e Komisionev­e parlamenta­re. Jo vetëm kaq, më parë është diskutuar gjerësisht në forume, formale dhe informale, me ekspertë, grupe interesi dhe opinionin publik. Ndërkohë që sot ishim përgatitur për të ndërtuar së bashku një stacion shumë të rëndësishë­m të kësaj pune të gjatë, por edhe shumë të vyer për Trashëgimi­në Kulturore siç është ky projektlig­j me 280 nene, mjerisht opozita mbajti qëndrimin e turpshëm të shamatës së zakonshme, duke e kthyer për të disatën herë atë komision në një tollovi llafesh pa doganë e pa sintaksë, pa bereqet e pa prioritet, ku gjithçka thuhet, hidhet e përplaset pas sheshit, por aty vetëm për projektlig­jin nuk u fol. Kjo ndodh sepse opozita, siç e pohoi dhe vetë, ishte e papërgatit­ur edhe pas 5 muajsh që projektlig­ji sillet në sirtarët e komisionit. Komisioni, që nuk di si mund të jetë i Kulturës, u përmbys sërish sot nga opozita në një pazar ( nga ato pazaret e para restaurime­ve të bëra nga ne vitet e fundit)”, shprehet ministrja Mirela Kumbaro, në një qëndrim të sajin, shpërndarë në rrjetet sociale. “Pikërisht nga ajo opozitë që, kur ishte në pushtet, zhduku nga faqja e dheut mbi 100 objekte pasuri kulturore pa lënë as nam as nishan, shkatërroi deri në moskthim mbi 200 monumente kulture, pa marrë mundimin as të bënte një herë të vetme një inventar të tyre. Kjo opozitë, dikur aq vite të gjata në qeverisje, nuk investoi as edhe 1 qindarkë për të ndërtuar ndonjë muze kombëtar apo ndonjë teatër të ri. As edhe një! Ah po, hodhi në gropën e hapur të Piramidës 6 milionë dollarë për të bërë gjoja teatër, derisa ktheu mendje rrugës dhe vendosi ta prishte e të çonte 3 milionë të tjera dëm, gjoja për të ndërtuar parlament të ri! Ndërkohë që artistët e skenave kombëtare vijonin të ngjiteshin me dinjitet në skenë e të vuanin në prapaskenë prej kushteve aspak dinjitoze”, shton Kumbaro. Duke vijuar me çfarë ka bërë dhe nuk ka bërë opozita, Kumbaro përfundon se “Dokrrat e hinit nuk meritonin përgjigje në atë pazar pa kulturë, por shqiptarët dua t’i siguroj se fjalën e dhënë për një projektlig­j bashkëkoho­r për trashëgimi­në kulturore, që u lëvdua edhe në Progres- Raportin e fundit të Komisionit Europian, do ta shpiem deri në fund”.

 ??  ?? Kumbaro në Kuvend
Kumbaro në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania