Panorama (Albania)

Luan Rama: Ndal kanabizimi­t të teatrit

-

“Duhet t’i themi ndal kanabizimi­t të teatrit”, kjo ishte thirrja e deputetit të LSI- së, Luan Rama, duke shtuar që teatrit dhe trashëgimi­së i vjen rreziku vetëm nga një mendje e kanabizuar. “Të rrosh apo të mos rrosh, kjo është çështja, por më e bukur është të durosh. Problemi është kompleks dhe çështja e pronës, e tokës, e kullave, por është një çështje më themelore dhe esenciale që Tiranës dhe Shqipërisë, në mënyrë të qëllimtë po i shkatërroh­et kujtesa historike, kulturore, qytetare dhe ku të tjerë më shumë se te referenca e qytetarisë shfaqet kjo gjë. Hiq kompleksin monumental të Xhamisë dhe Sahatit, Tirana s’ka asnjë referencë tjetër dhe para viteve ’ 45, veç ministrive dhe teatrit, Tiranës nuk i ka mbetur asgjë tjetër. Dhe sheshi “Skënderbej” u shkatërrua dhe brenda kësaj qasjeje që është kanibalesk­e, është edhe rreziku që i kanoset teatrit. Ju doni ta mbrojnë ata që nuk e duan teatrin. Asnjëherë nuk kam parë kaq shumë deputetë në një shfaqje teatri dhe këtu fillon problemi, se klasa politike ku jam dhe unë pjesë, teatrin vet e mbushi me kriminelë, teatrin e vet e ktheu në një tribunë krimi dhe efektet e gjithë kësaj infrastruk­ture në qasjen kriminale vijnë dhe përplasen mbi teatrin, ndaj ka pak aktorë këtu dhe është e dhimbshme që ata që duhet të jenë në skenë nuk janë as në prapaskenë, sepse ca kanë frikë, ca janë joshur dhe ca kanë rënë pre e kësaj qasjeje kriminale”. Rama u shpreh kundër partnerite­tit publik- privat dhe kërkoi që teatri i ri në Tiranë të ndërtohet nga shteti. Duke iu referuar qasjes ndaj teatrit, Rama tha se kjo nuk i bënte më të mirë se drejtuesit para ’ 90- ës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania