Panorama (Albania)

Robert Ndrenika: Të mbrojmë tokën, të mos e marrin biznesmenë­t

-

Robert Ndrenika bëri edhe një herë thirrje për mbrojtjen e truallit të Teatrit Kombëtar. Nëse për ndërtimin ose jo të një godine të re ka vend për diskutim, Ndrenika është i palëkundur, që duhet mbrojtur me patjetër toka. Mes duartrokit­jesh të gjata, aktori i madh u ngjit në skenë. Edhe një herë, ai ndau me të pranishmit mendime që i ka shprehur edhe më herët. Ai falënderoi deputetët e pranishëm që ishin aty për “t’u qarë hallin”. “Hë për hë, është ende në diskutim të prishet apo jo, hë për hë është në diskutim edhe ai projekti i danezit që më tregoi kryetari i bashkisë dhe që u prezantua edhe në Kryeminist­ri dhe që e pëlqeva. Por ama, i dhashë porositë e mia. I thashë, që unë mund të them fjalë të mira, por më parë duhet të konsultohe­sh me komuniteti­n artistik dhe arkitektët. Më tha: “Po, mos ki merak!” Me sa di unë, nuk e ka bërë këtë. Një arkitekt më tha: “Robert ai nuk vlen as për Teatër të Lezhës, jo më si Teatër Kombëtar”. Por unë, si minimalist që kam qenë tërë jetën, e pranova. Duhet të jenë në diskutim edhe prishja dhe mosprishja dhe ndërtesa e re.

Shpeshherë them të bëhet një teatër i ri që të rrojë 500 vjet, megjithatë, unë mendoj, ajo që është më e shenjta këtu, në këtë teatër, është toka. E kam thënë, që ky është Jerusalemi ynë, që duan ta mbysnin kryqëzatat që kanë mbetur. Dikur isha drejtor Teatri, një koleg më thoshte ta privatizoj­më tokën e Teatrit, meqë të gjitha u privatizua­n, si i morën studiot piktorët e skulptorët. Një drejtor tjetër që erdhi pas meje, donte ta bënte me ligj që toka e Teatrit është me tapi e Teatrit, kjo nuk u pranua se nuk donte Fatos Nano, tani ne që kemi 70- 80 vjet këtu, që me familjet e Sandër Prosit, Prokop Mimës, Loro Kovaçit, nuk është gjynah të vijnë 3- 4 biznesmenë e ta marrin pa para e ta shesin 10 mijë euro metrin katror?! Kjo nuk ka logjikë, ndaj ne të mbrojmë tokën e këtij Teatri se është e jona, është e komuniteti­t”, tha aktori, i cili ka qenë vazhdimish­t i pranishëm në takimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

 ??  ?? Robert Ndrenika
Robert Ndrenika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania