Panorama (Albania)

Bulevardi, Veliaj takon drejtorin e “Abu Dhabi”: Do financojë deri në fund projektin

-

Një ditë pas inaugurimi­t të segmentit të dytë të “Bulevardit të Ri”, kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim drejtorin e fondit “Abu Dhabi” dhe mori garancinë e mbështetje­s së projektit edhe për dy segmentet e mbetura. “Me Fondin e Abu Dhabi- t do të sigurohemi që ta çojmë projektin deri në fund, edhe me një shesh monumental, ashtu siç është sheshi “Nënë Tereza”. Tashmë kemi disa projekte urbanistik­e që po kthehen në ikonë për Tiranën, si sheshi ‘ Skënderbej’ dhe Bulevardi i Ri. Besoj se me këto dy shtojca të ‘ Zogut I’ dhe të fundit të ‘ Bulevardit të Ri’ me projektin e Lidos, të kemi një kurorëzim të suksesshëm të marrëdhëni­es me ‘ Abu Dhabi’- n”, nënvizoi kryetari gjatë takimit me drejtorin e operacione­ve në botë të Fondit të Abu Dhabit për Zhvillim, Adel Al Husan. Ndërkaq, ky i fundit tha se bashkëpuni­mi me Tiranën do të jetë më i frytshëm se kaq. Ai zbuloi se është në bisedime me qeverinë për të tjera projekte. “Jemi të kënaqur për partnerite­tin strategjik me qeverinë e Shqipërisë dhe të gjithë jemi dëshmitarë të një arritjeje të madhe. Një tjetër arritje është bërë në zhvillimin e këtij projekti të bulevardit verior dhe në projektin e rehabiliti­mit të lumit. Po vazhdojmë diskutimet me qeverinë për projekte të reja. Faleminder­it atyre që na dhanë mundësinë për të qenë pjesë e sfidave të tyre të zhvillimit dhe patjetër që do të vazhdojmë të ndihmojmë kolegët dhe vëllezërit tanë në Shqipëri për një të ardhme më të mirë”, tha Adel Al Husan. Kryebashki­aku i Tiranës i shprehu mirënjohje­n për dy projektet e sapoinugur­uara, që jo vetëm kanë dhënë zgjidhje, por kanë transformu­ar jetën e një komuniteti të madh banorësh që vuanin çdo herë që binte shi në kryeqytet. Kryebashki­aku theksoi faktin se projekti i rehabiliti­mit të lumit Tirana nuk përfshin vetëm sistemimin e familjeve që jetonin në shtëpi të ndërtuara në shtratin e lumit, si dhe ndërtimin e skarpateve mbrojtëse, por edhe krijimin e hapësirave çlodhëse dhe argëtuese për banorët e zonës.

 ??  ?? Kryebashki­aku Veliaj me me drejtorin e operacione­ve në botë të Fondit të Abu Dhabit për Zhvillim, Adel Al Husan
Kryebashki­aku Veliaj me me drejtorin e operacione­ve në botë të Fondit të Abu Dhabit për Zhvillim, Adel Al Husan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania