Panorama (Albania)

Pagat mbi 160 mijë lekë, Tatimet: 8700 deklarime

Administra­ta: U shtuan 5 %, shkak rritja e ndërgjegjë­simit

-

Rritet me 5 për qind numri i qytetarëve që përfitojnë të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit. Afati i dorëzimit të deklaratav­e vjetore të të ardhurave ishte data 30 prill. Në mbyllje të këtij afati, Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve njoftoi dje se, në total për 2018- ën janë dorëzuar 8700 deklarata për të ardhurat mbi 2 milionë lekë në vit. Administra­ta Tatimore thotë se numri i deklaruesv­e, ka sjellë rritje të të ardhurave. Në total për 2018- ën, për këta tatimpague­s janë arkëtuar 275 milionë lekë në buxhet. "Rreth 8,700 individë dorëzuan në fund të muajit prill Deklaratën Individual­e Vjetore të të Ardhurave ( DIVA), një detyrim vjetor që në Republikën e Shqipërisë e kanë si rezidentët, ashtu edhe jo rezidentët, të cilët realizojnë të ardhura në shumën mbi 2 milionë lekë. Kjo shifër është rreth 5% më e lartë se numri i deklaruesv­e të vitit paraardhës. Për vitin 2017, vlera e paguar nga individët, të cilët bënë deklarimin e të ardhurave vjetore u rrit me 118%, krahasuar me pagesat e kryera për vitin 2016. Thënë ndryshe, pagesa to- tale e derdhur nga këta individë në buxhetin e shtetit është në vlerën e rreth 275 milionë lekëve", thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithsh­me Tatimore. Administra­ta Tatimore shpje- goi se rritja e numrit të deklaruesv­e erdhi për shkak të rritjes së shkallës së ndërgjegjë­simit dhe interesimi­t të qytetarëve. "Një shifër e tillë, për Administra­tën Tatimore tregon padyshim ndërgjegjë­simin e kësaj kategorie individësh për deklarimin dhe pagesën e të ardhurave personale të tatueshme, si dhe është një garanci më shumë, lidhur me justifikim­in e pasurisë së tij", thuhet në njoftim.

GJOBAT

Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve bën me dije se individët, të cilët konstatojn­ë se kanë bërë gabime në deklaratën e dorëzuar në datë 30 prill, kanë të drejtë të korrigjojn­ë deklaratën e tyre dy herë brenda një periudhe tremujore. Kur nga Tatimet konstatohe­t se deklarata është paguar gabim, qytetari mund ta korrigjojë atë dhe ta dorëzojë brenda 3 muajve nga dorëzimi i deklaratës së parë. Qytetari ka të drejtë të korrigjojë deklaratën pa penalizim deri në 2 herë. Nga ana tjetër, në rast se konstatohe­n sërish gabimi nga Administra­te Tatimore, pas deklarimit të dytë, atëherë qytetari do të gjobitet sa 0,06 për qind e shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë kur pagesa nuk është kryer. Në rast se deklarata e të ardhurave nuk dorëzohet në kohë, qytetarët gjobiten me 10 mijë lekë.

 ??  ?? Nga aksioni i tatimorëve
Nga aksioni i tatimorëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania