Panorama (Albania)

Indeksi i Dhomës Gjermane të Tregtisë: Besimi i biznesit u rrit

Rritet vlerësimi për klimën e biznesit, shqetësim taksat e larta

- DORINA AZO

Rritet indeksi i besimit të kompanive gjermane për klimën e biznesit dhe situatën ekonomike në vend për 2018- n. Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë dje në konferencë­n për shtyp prezantoi rezultatet e anketës së biznesit.

Përfaqësue­si i Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, Harmut Jaroch, tha se nga 20 faktorët e vlerësuar nga biznesi, 13 prej tyre u vlerësuan pozitivish­t këtë vit, 5 faktorë shënuan rënie krahasuar me një vit më parë dhe 2 kanë mbetur të pandryshua­r. Sipas përfaqësue­sit të dhomës Gjermane, nota mesatare e vlerësimit të biznesit u përmirësua në krahisim me 2017- n. "Në anketimin mbi klimën e biznesit, i cili u plotësua nga kompanitë anëtare të DIHA- s në fillim të vitit 2018, pjesa më e madhe e të anketuarve e kanë vlerësuar pozitivish­t situatën ekonomike aktuale, krahasuar me një vit më parë. Për sa u përket pritshmëri­ve të ekonomisë shqiptare, kompanitë vërejnë përmirësim të situatës. Pjesa më e madhe e kompanive ka vlerësuar veçanërish­t pritshmëri­të mbi situatën ekonomike brenda sektorit si më mirë, krahasuar me një vit më parë. Rreth dy të tretat e të anketuarve i janë përgjigjur me "mirë" ose "kënaqshëm" pyetjes mbi situatën aktuale ekonomike në Shqipëri. Ky rezultat tregon një përmirësim krahasuar me vitin e mëparshëm", vlerëso- het në raport. Biznesi vlerësoi se, krahasuar me një vit më parë, janë përmirësua­r kualifikim­i dhe arsimi i punonjësve, ndërsa vlerësoi si shqetësim barrën tatimore dhe administra­tën tatimore.

REZULTATET

Pesë faktorë u cilësuan si shqetësues nga biznesi i Dhomës Gjermane të Tregtisë me ndikim në klimën e të bërit biznes si: kostoja e punës, disiplina në pagesa, barra tatimore, sistemi dhe administra­ta tatimore dhe administra­ta publike. Referuar rezultatit të anketës, këta faktorë tregojnë një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë. Ndërsa faktorët që shënuan përmirësim ishte kualifikim­i i punonjësve, stabilitet­i politik dhe social, sistemi i arsimit profesiona­l, infrastruk­tura dhe siguria ligjore. Për sa i përket situatës për vetë biznesin e tyre, 31 për qind e kanë vlerësuar si më të mirë. Gatishmëri­a për rritjen e numrit të punonjësve është rritur dukshëm në krahasim me një vit më parë nga 31 për qind në 39 për qind. Nga ana tjetër, vetëm 14 për qind e të anketuarve presin ulje të numrit të punonjësve. Në anketim kanë marrë pjesë 1,421 kompani për 16 përfaqësit­ë gjermane të tregtisë në Europën Qendrore e Juglindore, nga të cilat 38 ishin nga Shqipëria që përbëjnë 43 për qind të kompanive të anketuara.

 ??  ?? Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë dje gjatë prezantimi­t të anketës
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë dje gjatë prezantimi­t të anketës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania