Panorama (Albania)

Noka: Tahirit s’i duhej imuniteti, ka mbrojtjen politike të Kryeminist­rit

-

Nënkryetar­i i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, akuzoi Kryeminist­rin Rama se po vijon të mbrojë nga arrestimi ishministr­in e Brendshëm, Saimir Tahiri. Në një dalje për mediat, deputeti demokrat foli për një pazar mes Ramës dhe Tahirit, për të mbrojtur njëri- tjetrin përballë akuzës për kanabizimi­n e vendit. “Sot është dita e katërt që Saimir Tahiri shëtit i lirë rrugëve të Tiranës dhe nuk arrestohet nga drejtësia e Edi Ramës, edhe pse zyrtarisht është pa imunitet. Mosarresti­mi i Saimir Tahirit është dëshmia se ish- ministrit të Brendshëm, trafikant droge, nuk i duhej imuniteti parlamenta­r, përsa kohë ai ka mbrojtjen politike të Kryeminist­rit. Fakti se asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësish­t se Tahiri është pa imunitet, është dëshmia e pazarit RamaTahiri për të mbyllur dosjen e ish- ministrit të Brendshëm”, tha Noka. Sipas nënkryetar­it të Komisionit të Sigurisë, Rama është peng i Tahirit, pasi ish- ministri disponon prova për përfshirje­n e vëllait të Kryeminist­rit në trafikun e kokainës. “Edi Rama është arkitekti i kanabizimi­t të vendit, projekt të cilin e përdori për të blerë zgjedhjet nëpërmjet krimit dhe drogës. Edi Rama është peng i krimit të organizuar dhe Saimir Tahiri ka provat e lidhjes së Ramës me çdo grup të pushtetshë­m kriminal në Shqipëri. Edi Rama është peng i dosjes kokaina të Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i tij dhe Saimir Tahiri disponon provat, që lidhin Olsi Ramën me trafikun e kokainës. Janë këto dosje të rënda që detyruan Edi Ramën të zhbëjë Reformën në Drejtësi dhe të marrë nën kontroll të plotë Prokurorin­ë. Megjithatë, komisioni hetimor parlamenta­r do të bëjë gjithçka që të provojë se Edi Rama lejoi kanabizimi­n e vendit për të blerë zgjedhjet dhe se vendi i Edi Ramës është bashkë me Saimirin Tahirin… në burgun 313”, tha Noka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania