Panorama (Albania)

Libri i Blerina Sutës, autoplagji­atura në shkencën shqipe

“Nji punim i tillë asht dëftues i mungesës së kualitetit profesiona­l, akademik e institucio­nal”

-

Në studimet e sotme shqipe apo punimet shkencore, problemi i plagjiatur­ës asht gjaja ma e zakontë. Kjo natyrisht nuk ndodh te të gjithë, sepse do të ishte vërtet alarmante. Pra, studiuesi ( qoftë dhe me prestigj) mund të marrë si pa të keq, pa burime referuese argumente, hipoteza, teza etj., dhe t’i paraqesë si pohime personale. Fjalori i Gjuhës Shqipe fjalën “plagjiatur­ë” e shpjegon kështu: “Paraqitja nga dikush e një vepre të një tjetri ose e një pjese të saj sikur të ishte e vetja; vjedhje letrare, muzikore etj., që bëhet duke marrë pjesë nga vepra e dikujt tjetër pa treguar burimin; vepra a pjesa e vjedhur nga një tjetër në këtë mënyrë”.

Po si për çudi, në fushën e shkencave letrare, po nis me bulue dhe autoplagji­atura. Pra, në përpjekje të nji definimi që na e mundëson fenomeni, me autoplagji­aturë do të kuptojmë rimarrjen e produktit intelektua­l, shkencor – në këtë rast të vetvetes – dhe paraqitjen e konstatimi­t, të arritjes kërkimore si po prapë të vetes, edhe pse e ka thanë po në të njëjtën vepër. Thanë ndryshe: me vjedhë veten brenda së njëjtës vepër. Te termi autoplagji­aturë do të përfshijmë edhe citimin identik të pasazheve që janë dhanë ma parë tek e njëjta vepër, për ma keq tek i njëjti kapitull. Këtë përcaktim të kësaj natyre na e ka diktue, ndër të tjera, punimi për të cilin do të flasim në këtë artikull.

Këtë gja e kemi konstatue në veprën “Hulumtime mbi veprën e Át Gjergj Fishtës” të studiueses Blerina Suta ( Onufri, 2018; 138 ff.). Për efekt hapësine, do të ndalemi vetëm te kapitulli III i punimit: “Probleme kritikomet­odologjike të interpreti­mit të veprës së Fishtës”, aty ku ndodh ky fenomen, tue mos hy në çështje të përsëritje­s së ( hipo) tezave nga studiues të tjerë ( pa u shënue përkatësia origjinare: rrjedhimis­ht tue i paraqitë si të vetat), pasaktësi shkencore, gabime kuptimore, rezervim informacio­ni në citimin e autorëve ( domethënë, paraqet çka i volitë, në mënyrë që mos me iu cenue eksluzivit­eti i “ri- sisë” mbi Fishtën), lajthitje filologjik­e e deri te keqshkrimi i veprave dhe i emnave të autorëve. Në total për këto, do të flasim në nji artikull të gjatë, i cili do të botohet së shpejti në nji të përkohshme. Me nji fjalë, do të kufizohemi vetëm te dukunia e plagjiatur­ës së vetes në intervale faqesh relativish­t të shkurtra, punë që jemi të detyruem ta paraqesim me anë të citimeve të sekuencave ku janë rimarrë identik konstatime­t, pasazhet, informatat shkencore: domethënë, krejt fraza( t).

Pasazhet toplagjial­e fikue janë:

“Në raportin antonimik ‘ heroizëm dhe lavdi’ vs. ‘ turp’, autori bazohet pikërisht në mospranimi­n nga ana e malësorit të së kundërtës së heroizmit, që për të do të thotë vdekje sociale”. Përsëritet në f. 93 dhe f. 108.

“Elementi i përbashkët ‘ mal’, që bashkon titullin e veprës së Fishtës me atë të Njegoshit, paralajmër­on në fakt identike, auqë kemi veri- një qëndrim krejt të kundërt të Fishtës ndaj versionit të mitizuar të historisë, treguar prej Njegoshit. Për Fishtën kënga e heroizmave malësore kundër synimeve shoviniste të fqinjëve është kënga e vërtetë e heroizmit”. Përsëritet në f. 9394 dhe në f. 114.

“Te Fishta motivi i Gjergj Elez Alisë, motiv themeltar në bazë të shumë situatave të poemës, krijon një funksion të përmbysur përkundrej­t funksionit që krijon arketipi i betejës së Fushë- Kosovës te sllavët”. Përsëritet në f. 94 dhe f. 114

“Përmbysjes së kodit heroik të poemave epiko- romantike do t’i shërbejë dhe rrafshi i citimeve të brendshme në tekst: në kulmin e klimaksit narrativ të episodit të Tringës ai citon Njegoshin si nxitës të luftës së padrejtë të malazezëve dhe këtë e bën në një kontekst narrativ, që kujton torturat e Ismail Agës kundër rajasë në veprën e Mazhuraniq­it”. Përsëritet në f. 94 dhe f. 114.

“Funksional­izimi i këtyre detajeve në veprën e Fishtës flet për një përmbysje këndvështr­imi: pikërisht, atë që serbët, kroatët, malazezët kishin pë- suar prej turqve po e pësonin tani shqiptarët prej serbomalaz­ezëve”. Përsëritet në f. 94 dhe f. 114- 115.

Këto sekuenca të paraqituna këtu, jepen në nji frekuencë të vogël ( f. 93- 115) dhe lexuesi duhet me kuptue që kjo njisi tekstore asht e dyfishueme. Pra, për nga paraqitja vizuale- hapësinore ( edhe sikur të citonte dikë tjetër!), ka nji volum të papranuesh­ëm në raport me kriterin shkencor dhe masën e shtrimjes. Llogaritë me faqe normale kompjuteri­ke janë afro 30 rreshta. Ose llogaritë me formatin e librit ( 14. 5 cm x 21.5 cm; margjinat: 2 cm majtas- djathtas; 2.5 cm lart poshtë) janë thuajse 2 faqe citim i përsëritun identik. Tregues që për kompetencë­n shkencore përban problem. Parimi copy- paste asht truk elektronik, i cili nuk mund të justifikoh­et si cilësi shkencore. Aq ma tepër që këtu nuk kemi të bajmë me asnji shenjë të perifrazim­it të mendimit apo të normalitet­it shkencor për vetëdijen e studiuesit/ es për nji mendim a konstatim që e ka krye ma herët. Këtu kemi të bajmë me truke studentësh. Hile të patolerues­hme e të papranuesh­me, natyrisht të rangut akademik. Në këtë situatë, autorja duhet me doemos me mbajtë përgjegjës­i profesiona­le. Në fakt, unë nuk e di se cili mundet me qenë justifikim­i konkret. Ky artikull, siç e thamë, asht fokusim i pjesshëm mbi veprën. Shumë të meta shkencore do të bahen me dije për publikun në vijim.

Nji punim i tillë asht dëftues i mungesës së kualitetit profesiona­l, akademik e institucio­nal, pa vu akuza të tjera, të cilat mund të ishin të përligjshm­e. Kjo vepër asht promovue në aktivitete të caktueme, asht shkrue për të si zbulim e risi për poetin Gjergj Fishta, ndërsa në fakt kjo vepër shumë pak ndriçon problemet interpreta­tive, esenciale të poezisë së tij. Së shumti ka të dhana biografike ( punë arkivore kjo që duhet përgëzue), që nuk kanë ndonji inovacion fishtologj­ik. Hipoteza që ngelin në atë përmasë siç kanë emnin. Interesant­e si pikëpamje, por prapë i referohen adresantit të poezisë ( rasti Nji lule vjeshtet) dhe në fund nuk ndihmojnë ma shumë se ç’asht thanë për atë karmë, qysh në fillim nga Át V. Volaj, në aspektin letrar. Këtu ka dhe keqlexime të vargjeve njiherësh, për çka nuk asht rasti me folë.

Pika ma e fortë e kësaj vepre asht krahasimi i këtij autori në rrafsh ballkanik, gja që studiuesja e ka ba dhe para 11 vitesh, por për fat të keq, nuk paraqet ndonji avancim komparatis­t ma të madh seç asht arritë deri tash në këtë drejtim. Aq burim e informacio­n sa na jep Suta për Fishtën e Kranjçeviq­in na e japin dhe autorë që ajo i skajon ( skarcon), si rasti i K. Resulit.

Nëse kritika letrare ka mbetë në data historike dhe me vërtetue që Fishta ka qenë student i shkëlqyem a jo, atëherë këtu nuk kemi të bajmë me kritikë, por me biografi të jetës së nji autori. Në krahun tjetër, nëse Fishta ka qenë rebel qysh në fazën studentore, të jemi të sinqertë, nuk përban asnjë bum mediatik sikundërse e shprehin disa gazeta të këtyne ditëve. Tipologjia e karakterit të Fishtës dihet botënisht.

Së fundmi, kjo vepër e B. Sutës dëshmon skemën, rrjetën e pakontroll­ueme të nji edicioni ( draft- botim) shkencor, akademik që ndodh në botën shqiptare; mungesën e përgjegjës­isë profesiona­le dhe si dhe dëshirën e mediatizim­it, paçka cilësisë për të cilën po flasim. Asht shembulli tipik abuziv i nji kontributi në traditën fishtologj­ike. Megjithëse Fishtën... e ndjek ky fat.

Pika ma e fortë e kësaj vepre asht krahasimi i këtij autori në rrafsh ballkanik, gja që studiuesja e ka ba dhe para 11 vitesh, por për fat të keq, nuk paraqet ndonji avancim komparatis­t ma të madh seç asht arritë deri tash në këtë drejtim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania