Panorama (Albania)

Putin betohet për mandatin e ri gjashtëvje­çar si President i Rusisë

-

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u betua të hënën në një ceremoni madhështor­e për mandatin e ri gjashtëvje­çar si lider i vendit. Putin është tashmë udhëheqësi më kohëgjatë në Rusi që nga Stalini. Gjatë ceremonisë, ai ka premtuar të përqendroh­et në përmirësim­in e jetës së rusëve, por pa u tërhequr nga konfrontim­i me Perëndimin. Mes sfidave të tij, Putin kujtoi gjatë një fjalimi të shkurtër inaugurues para mijëra të ftuarve në Kremlin, se Rusia duhet të zgjerojë liritë për sipërmarrë­sit dhe shkencëtar­ët, të investojë në zhvillimin rajonal dhe të rrisë cilësinë e arsimit dhe kujdesit shëndetëso­r. Një fokus i veçantë iu vu vlerave tradiciona­le të familjes, duke rritur sa më shumë shkallën e lindjeve. Presidenti 65vjeçar para bëri betimin në Hollin Andreyevsk­y, dhoma e fronit të Carit të Rusisë me mermer rozë në Pallatin e Madh të Kremlinit. Për të treguar popullarit­etin e gjerë të Putinit, ak- tivistët dhe vullnetarë­t nga fushata e tij e rizgjedhje­s iu bashkuan personalit­eteve zyrtare mes 6,000 të ftuarve. Ish- Kancelari gjerman Gerhard Shrëder ishte mes të ftuarve, duke qëndruar në rreshtin e parë krahas Patriarkut Kirill, kreut të Kishës Ortodokse dhe Dmitri Medvedev, kryeminist­ër në mandatin e fundit të Putinit. "Qëllimi i jetës sime do të jetë, si më parë, shërbimi ndaj njerëzve, në atdheun tonë", tha Putin, pasi u betua mbi kushtetutë­n e Rusisë. Sipas kushtetutë­s, ky afat gjashtëvje­çar supozohet të jetë edhe i fundit për Vladimir Putin, i cili do ta ketë mandatin deri në vitin 2024. Por që tani kanë nisur spekulimet se mund të zgjasë edhe më shumë në ndonjë mënyrë. Popullarit­eti i tij u rrit pasi ai aneksoi territorin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe shumë rusë kanë pranuar thirrjen e tij për t'u bashkuar rreth Kremlinit në mes të konfrontim­it me Perëndimin. Në fjal- imin e tij të përurimit patriotik, Putini u përqendrua tërësisht në Rusi, por la të kuptohej edhe qëndrimin mbi Perëndimin, kur tha: "Siguria e vendit dhe aftësitë mbrojtëse sigurohen me besueshmër­i. Ne do të vazhdojmë t'i japim këtyre çështjeve vëmendjen e vazhdueshm­e që iu nevojitet".

 ??  ?? Gjatë ceremonisë së inaugurimi­t të Presidenti­t Putin
Gjatë ceremonisë së inaugurimi­t të Presidenti­t Putin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania