Panorama (Albania)

Skandal në Spanjë, Reali akuza Mesit pas ndeshjes

Prapaskena/ Arbitri kryesor injoroi sinjalizim­in e asistentit

-

Lionel Mesi përfundon nën akuzë nga Reali i Madridit. Pak orë pas fundit të ndeshjes, ishte kapiteni Serxho Ramos që tha se ai bëri presion, ndërsa zëra të tjerë brenda klubit madrilen thonë se sjellja e tij në tunelin e stadiumit "Kamp Nou" ishte e pahijshme dhe mbi të gjitha e patolerues­hme.

Përfaqësue­sit madrilenë thonë se ajo ishte një nga gjërat më të ulëta që kanë parë në një ndeshje futbolli. Mesi iu drejtua disa herë arbitrit kryesor: "Po e bën në brekë, po e bën në brekë dhe po i ndihmon ata". Por njëri prej përfaqësue­sve të Leo Mesit thotë se këto akuza janë të pavërteta dhe nuk ka pasur asnjë sjellje të pahijshme të Mesit kundrejt arbitrit kryesor të "El Clasicos". Sipas mediave spanjolle, diçka e tillë do të qëndrojë mister, sepse mendohet që nuk është regjistrua­r, por nëse po, atëherë janë kamerat e stadiumit dhe ato nuk do ta publikojnë atë video.

Arbitrave kryesorë u ndodh shpesh që të tradhtohen nga asistentët e tyre për pozicione jashtë loje apo raste të tjera, por në fakt ajo që ndodhi në ndeshjen mes Barcelonës dhe Realit të Madridit është diçka tjetër. Hernandez Hernandez u ndihmua nga gjyqtari i katërt i ndeshjes Rikardo Eskudero Marin, i cili e lajmëroi që Luis Suarez bëri faull ndaj Varanit në aksionin që solli golin e dytë të Barcelonës në minutën e 52- të. Sipas pamjeve të publikuara nga "El Golazo del Gol", arbitri i katërt sinjalizoi për një parregulls­i në atë aksion, por kryesori vendosi që loja të vazhdonte. Dhe për ta nxjerrë "blof" vendimin e arbitrit kryesor, ishte vetë sulmuesi Luis Suarez. Ai tha se kishte një faull të vogël sepse topin

ARBITRI-

e kontrolloi Varan dhe ai ia largoi duke e goditur në këmbë. Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Hernandez Hernandez, ishte një nga më të akuzuarit pas ndeshjes Barcelona- Real Madrid, pasi gaboi shumë herë dhe në fakt la të pakënaqur të dyja skuadrat. Gabimi në golin e Mesit nuk ishte i vetmi, pasi ai i mohoi një penallti skuadrës së Realit në minutat e fundit, i cili mund të kishte vendosur rezultatin e sfidës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania