Panorama (Albania)

Berisha denoncon djalin e Meksit dhe Olsi Ramën, deputeti i PD: Po me Boden e Krujën pse s’merremi?

ZBARDHET DEBATI ME DYER TE MBYLLURA NE GRUPIN E PD. MURRIZI: EMRAT E TANEVE QE FITOJNE TENDERA

-

PJESË NGA DEBATI NË GRUPIN E PD Sali Berisha:

Unë do të kërkoja që të gjithë deputetët e PD, të denoncojnë fort të gjithë tenderat dhe koncesione­t korruptive të qeverisë. Është e papranuesh­me që vëllai i Kryeminist­rit të vendit, Olsi Rama, ka vënë nën kontroll lojërat e fatit. Është shumë e thjeshtë, Oldi Rama është bashkortak në kompaninë "Pegasus Communicat­ion". Kjo kompani është në pronësi të Endri Meksit, i cili njihet dhe dihet që është ortak dhe mik i Olsi Ramës. Ishin bashkë Olsi Rama dhe Endri Meksi, që kërkuan të merrnin koncesioni­n e TVSH- së. Pasi nuk ia dolën të merrnin atë për shkak të presionit të lartë politik dhe publik, morën nën kontroll lojërat e fatit. Të dy bashkë, ata kanë përfituar koncesioni­n për ndërtimin dhe mirëmbajtj­en e sistemit të monitorimi­t të lojërave të fatit, duke pasur totalisht nën kontroll lojërat e fatit dhe çfarë është më e rrezikshmj­a, duke krijuar një skemë pastrimi të parave të pista. Janë para që grumbulloh­en në "ABI Bank", pjesë e bordit të së cilës është edhe bashkëshor­tja e Kryeminist­rit, Linda Rama. Është në ' offshore' një bankë që ka miliarda dollarë, por që gëzon mbrojtjen e drejtpërdr­ejtë të Kryeminist­rit. Unë ju ftoj t'i denoncojmë të gjitha këto, pasi publiku duhet të jetë i njohur me këto skandale. Edhe kompania e basteve "Live" është një kompani, që dihet që është në pronësi të Gaz Demit dhe Olsi Ramës dhe që ka monopolizu­ar totalisht tregun e basteve.

Doktor, këta deputetët që janë këtu, janë të rinj dhe kanë ardhur në parti me korrespond­encë. Duhet t'u themi se Endri

Myslim Murrizi:

Meksi është djali i ish- Kryeminist­rit demokrat, Aleksandër Meksi. Nëse mendojmë politikish­t, mbase edhe me të drejtë, që ky flirton me qeverinë dhe merr tendera, duhet ta themi. Por po ashtu, duhet të themi se bëhet fjalë për djalin e dikujt, qoftë ai edhe ish- Kryeminist­ër, që ka 22 vjet që ka ikur nga politika. Por nëse ne mendojmë të jemi të hapur me qytetarët, dhe për mua duhet të jemi, të mos e fillojmë me dikë që ka ikur nga politika para 22 vjetësh. Ne kemi brenda partisë njerëz që përfitojnë tendera e poste dhe mbajnë në duart e tyre flamurin e opozitarit. Unë jam që ta fillojmë me këta tanët, që edhe thonë që jemi opozitarë edhe i bëjnë opozitë opozitës, në një kohë që joshen dhe marrin tendera nga qeveria. Nuk duhet të mbajmë dy standarde për të njëjtën gjë. Besoj të gjithë jemi të njohur me investigim­in e një televizion­i në lidhje me një firmë fantazmë, që mblidhte mbetjet spitalore. Duhet të themi dhe të mos fshihemi se administra­tore e kësaj kompanie është nëna e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD- së, Fabian Topollaj, ortak i kësaj kompanie është vëllai i ish- deputetit të PD- së, Keltis Krujës, dhe vëllai i deputetes Reme Lala. Deputetët duhet ta dinë se kjo firmë është krijuar në 3 mars 2017, kohë kur ne ishim në çadër dhe luftonim me qeverinë, ndërkohë që ata kanë marrë tender në dhjetor 2017. Dhe kanë marrë jo pak, por miliona euro. Gjithashtu, edhe një i afërm dhe shofer i Ridvan Bodes është administra­tor kryesor në incenerato­rët e Fierit dhe Elbasanit. Atëherë, për çfarë standardes­h flasim? Unë jam që të denoncojmë këdo që merr tendera dhe koncesione korruptive, por e mira është për të qenë të vërtetë përpara publikut, ta nisim nga vetja.

Ne kemi brenda partisë njerëz që përfitojnë tendera e poste dhe mbajnë në duart e tyre flamurin e opozitarit. Unë jam që ta fillojmë me këta tanët, që edhe thonë që jemi opozitarë, edhe i bëjnë opozitë opozitës, në një kohë që joshen dhe marrin tendera nga qeveria. Nuk duhet të mbajmë dy standarde për të njëjtën gjë. Besoj të gjithë jemi të njohur me investigim­in e një televizion­i në lidhje me një firmë fantazmë, që mblidhte mbetjet spitalore”

 ??  ?? ISH- KRYEMINIST­RI BERISHA ( MAJTAS) DEPUTETI I PD, MYSLIM MURRIZI
ISH- KRYEMINIST­RI BERISHA ( MAJTAS) DEPUTETI I PD, MYSLIM MURRIZI
 ??  ?? Sali Berisha
Sali Berisha
 ?? Myslim Murrizi ??
Myslim Murrizi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania