Panorama (Albania)

Amaneti i Qirjaqit: Teatri do ekzistojë, kjo është aferë e ndyrë

“Ata që heshtin dhe nuk e denoncojnë këtë aferë, po aq fajtorë sa ata që duan ta shembin Teatrin”

- TIRANE

“Kjo është një aferë e ndyrë!”. Kështu do të shprehej dikur, 16 vjet më parë, aktori i madh Agim Qirjaqi.

Për të kujtuar pjesëmarrë­sit se historia e shembjes së TK nuk nisi sot, organizato­rët e takimit të djeshëm, për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ku merrnin pjesë deputetë të opozitës, shfaqën imazhe të një takimi të zhvilluar 16 vjet më parë, në prezencën e kryetarit të atëher- shëm të Bashkisë së Tiranës, Kryeminist­rit të sotëm, Edi Rama. Një ndër fjalimet më të qarta, më të drejtpërdr­ejta, ishte ai i aktorit Agim Qirjaqi. Të pranishmit gati mbanin frymën, kur Qirjaqi ngrinte zërin para kryebashki­akut dhe duke e akuzuar për afera korruptive. Por jo vetëm atë, por të gjithë ata që heshtnin dhe nuk e denonconin atë aferë. “Teatri ka ekzistuar dhe do të ekzistojë, sepse ka një publik të mrekullues­hëm!”. Kështu u shpreh Agim Qirjaqi. Ishte ky fjalim, ndoshta edhe amaneti i aktorit të rrallë, që do të ndahej nga jeta në një moshë ende të re dhe në kulmin e karrierës artistike. Mes gjithë fjalimeve të mbajtura deri më sot nga artistët, që prej rifillimit të kësaj maratone, në 8 shkurt, po risjellim reagimin e Agim Qirjaqit, në vitin 2002.

FJALA E AKTORIT, 16 VJET MË PARË

“Kjo nuk është një histori që ka nisur sot. Është një histori kriminale, e paargument­uar, në një strategji të caktuar, një aferë jo e ndershme në kurriz të Teatrit Kombëtar, në kurriz të kësaj godine, që meriton të jetë Teatër Kombëtar, edhe kështu siç është, me këtë arkitektur­ë. Nuk e bën monument kulture një godinë, dukja, apo ndërtesa. E bën ajo çka është e lidhur me këtë skenë.

Historia ka nisur kur ky Teatër u mbyll në mënyrë të padrejtë, për shkak të një zjarri hipotetik dhe tani duan t’ia vënë zjarrin tamam për interesat e një biznesi, për të ndërtuar një 15- katësh, dy godina apo tri godina dhe në katin e parë do të ndërtohet një Teatër.

Më vjen keq që vazhdojmë një debat të tillë, kur gjërat janë shumë të qarta. Këtu kanë përgjegjës­i të madhe ata që drejtojnë shtetin, jo vetëm ata që e kanë përgatitur këtë aferë të ndyrë, por edhe ata që heshtin dhe nuk e denoncojnë këtë aferë. Edhe ata janë po aq fajtorë sa ata që duan ta shembin Teatrin.

Shumë kohë më parë është folur për ngritjen e një teatri të ri, para se të vdisnin aktorët e mëdhenj, se duhet të ndërtohesh­in edhe shumë teatro të rinj, se salla e estradës është mbyllur prej dy vjetësh, shtëpia e pionierit u prish dhe u bë kinema, edhe këtë teatër duan ta prishin dhe të ndërtojnë këtu. Përse nuk e ndërtojnë në një vend tjetër? Sepse prishën interesat e biznesmenë­ve. Pra, e gjithë ideja e ngritjes së një Teatri të ri Kombëtar, është një alibi për të shkatërrua­r, që kur teatri u mbyll, që kur flitej poshtë e përpjetë që kjo godinë është e rrënuar, që kur ky Teatër u la qëllimisht 4 vjet pa lyer, deri sa t’i bjerë çatia, vetëm për të përligjur, që ky Teatër të shembet. Ky Teatër ka ekzistuar dhe do të ekzistojë se ka një publik të mrekullues­hëm, që e do këtë Teatër dhe ky publik që vjen dhe mbush këtë sallë, ka një vlerë të madhe dhe në radhë të parë duhet të pyesim këtë publik. Unë mendoj që këtu është një lojë e ndyrë”.

 ??  ?? Agim Qirjaqi
Agim Qirjaqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania