Panorama (Albania)

Kërcimi i Italisë mbi vullkan

- BERND RIEGERT*

Dy muaj pas zgjedhjeve parlamenta­re, ende nuk ka asgjë të re nga Italia, lidhur me krijimin e qeverisë. Grupimet populiste të Lëvizjes së Pesë Yjeve dhe konservato­rët e djathtë bllokojnë vazhdimish­t njëri- tjetrin. Socialdemo­kratët që kanë qeverisur deri më tani, u goditën rëndë në këto zgjedhje dhe kanë ngrirë në opozitë. Të gjitha përpjekjet për ndonjë formë koalicioni mes protestues­ve, radikalëve të djathtë dhe më të moderuarve kanë dështuar. Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, vëren me zhgënjim, se të gjitha përpjekjet e tij kanë shkuar dëm, sepse asnjë nga palët nuk do të afrohet, por këmbëngul në pozicionin e saj.

PËRPJEKJA E FUNDIT PARA ZGJEDHJEVE TË REJA

Lëvizja e Pesë Yjeve kërkon zgjedhje të reja në qershor. Radikalët e djathtë duan më mirë të presin deri në fund të vitit. Secila parti ka kalendarin e saj, me të cilin llogarit se kur do të ishin shanset më të mira për të kapur shumicën në Parlament. Presidenti Mattarella nuk është fort entuziast për zgjedhje të reja. Ai e ndien zhgënjimin e shumë italianëve, që jo pa të drejtë thotë, se zgjedhjet e reja do të sillnin ndoshta të njëjtin rezultat, pra, një bllokadë të re. Nga ana tjetër, zgjedhjet e reja shihen si shpërdorim i panevojshë­m parash. E shteti italian, i mbytur në borxhe, nuk ka para për të dhuruar.

Për këtë arsye, të hënën ( 07.05) Presidenti italian ndërmerr përpjekjen e fundit për të sjellë në tryezën e negociatav­e si populistët e majtë, ashtu edhe ata të djathtë me socialdemo­kratët. Ende shpresohet për një koalicion të mundshëm mes Lëvizjes së Pesë Yjeve dhe socialdemo­kratëve, ose me pjesë të kësaj partie në rrënim e sipër. Por edhe një koalicion mes “lëvizjes” dhe partisë Lega Nord nacionalis­te mund të mendohej. Për këtë duhej të sakrifikoh­et personi që lëviz fijet në prapaskenë, Silvio Berlusconi. Por 81- vjeçari nuk është i gatshëm të largohet nga skena.

Nëse edhe kjo tentativë e fundit dështon, atëherë Presidenti italian mund të vendosë një qeveri teknokrate, që mund të miratojë buxhetin e vitit 2019 dhe të përgatisë zgjedhjet e reja në pranverën e ardhshme. Por edhe teknokratë­t duhet të përballën me mocionin e votëbesimi­t në Parlamenti­n e përçarë italian. Një mundësi tjetër është që Kryeminist­ri në detyrë, Paolo Gentiloni, të vazhdojë të jetë në detyrë, por pa shumicë parlamenta­re. Kjo e bën shumë të vështirë miratimin e buxhetit të vitit të ardhshëm.

TREGJE ENDE TË BUTË

Këtë cirk politik Italia e vazhdon, vetëm sepse për momentin ekonomia italiane po përfiton nga disa filiza të rritjes ekonomike. Tregjet financiare nuk kanë reaguar me panik ndaj pokerit të koalicione­ve në Romë. Edhe normat e interesit për rifinancim­in e kredive janë të përballues­hme. Por për tregjet dhe eurozonën, Italia është një vend i rëndësishë­m, prandaj zgjidhja më e mirë do të ishte një qeveri e përkohshme. Ajo do të krijonte idenë e stabilitet­it e do dukej më e besueshme se një përzierje e të djathtëve e të majtëve. Nëse populistët euroskepti­kë vijnë në pushtet, atmosfera e qetë e deritanish­me në tregje mund të ndryshojë.

E nëse tregjet nuk kanë besim te Luigi Di Maio i Lëvizjes së Pesë Yjeve apo te Matteo Salvini i Lega Nord, atëherë vendi rrezikohet nga kriza financiare. Borxhet e larta nuk mund të rifinancoh­en, ombrella e shpëtimit të euros duhej të aktivizohe­j. Kjo pasiguri rritet, po të mendosh që do vijë një moment e Banka Qendrore Europiane do të rrisë normat e interesit, gjë që sjell automatiki­sht rritjen e obligacion­eve shtetërore italiane. BE duhej kështu të mbështeste Italinë me qindra miliarda. Shpëtimi i Greqisë do dukej në një rast të tillë si një ushtrim i lehtë.

Italia kërcen kështu mbi një vullkan virtual, që sillet si Vezuvi: Ende ai hesht, por llava mund të shpërthejë në çdo moment. * D. W.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania