Panorama (Albania)

Izet Haxhia vjen në Tiranë, Berisha: Rama i ka premtuar rihapjen e çështjes

ISH- BODIGARDI RIKTHEHET 20 VJET PAS DENIMIT PER HAJDARIN

-

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha e cilëson ekstradimi­n e ish- truprojës personal të tij, Izet Haxhia, në Shqipëri si afrimin e një krimineli më shumë në krah të Kryeminist­rit Rama.

Në një intervistë për “360 gradë” në Ora News të gazetarit Artur Zheji, Berisha ka deklaruar se kundër çdo ligji Kryeminist­ri dhe Ministria e Drejtësisë i kanë premtuar Haxhisë daljen sërish në gjyq, ndërkohë që ai duhet të shkonte direkt në seli. Berisha ka folur edhe për ish- ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili sipas ish- Kryeminist­rit ka dosje me të cilat shantazhon Edi Ramën. Pse jeni rikthyer në politikën aktive? Situata është ndër më kritiket në 27 vitet e fundit, përjashtua­r krizën e vitit 1997. Shqipëria është sot delja e zezë, vendi i damkosur për rekordet më të zeza të instaluara nga Edi Rama. Shqipëria edhe pas 4 vitesh rrezikon të përsërisë rekomandim­in e 2016- s. D. m. th. nuk hapen negociatat, por merr dhe këto detyra. Kjo përbën një problem shumë madhor për Shqipërinë. Shqipëria sot është më e përçarë se kurrë. Edi Rama ka futur në vend një përçarje Veri- Jug, as zoografi nuk mund ta ketë bërë. Sepse ka përjashtua­r tërësisht Veriun nga investimet.

Ka mbërritur nga Turqia në Shqipëria ish- bodigardi juaj, Izet Haxhia. Një nga njerëzit më denoncues ndaj jush për çështjen “Hajdari”?

Një kriminel më shumë në krahët e Edi Ramës. Ai është një kriminel i dënuar në Shqipëri me 25 vite burg. Sipas mediave, i dënuar në Greqi me dënim të përjetshëm dhe vjen në krah të Edi Ramës. Pse duhet të vinte sipas jush? E mori Edi Rama. Ministria e Drejtësisë i ka premtuar, që në fakt ministria nuk mund ta premtojë kurrë, hapjen e çështjes. Edi Rama i ka premtuar hapjen e çështjes. Le t’ia hapë dhe të mbetet brenda. Nuk e hap qeveria dhe ministria kurrë çështjen, atë e hap vetëm drejtësia. Ata nxorën fytyrën e tyre. Vjen një vrasës më shumë në krahët e Edi Ramës, siç është Lul Berisha, Shullazi, Dritan Dajti… një tjetër më shumë. Përse do ketë seancë gjyqësore për Izet Haxhinë? Ia ka siguruar Edi Rama. Burgimi jo vetëm duhet të ishte automatik, por ai për aq vite arrati që kishte meritonte një ndëshkim të ri. Sepse i ka ikur drejtësisë për 19 vite me radhë. Konform ligjeve ai merr dënim suplementa­r.

Ish- kreu i SHISH- it ka deklaruar se Haxhia ka të vërtetën e tij dhe do ta ndriçojë me atë që do të thotë?

Fatos Klosi është në historinë e këtij vendi një nga kriminelët, një nga vrasësit. Për mua ai ka qenë një agjent i shërbimeve të huaja, këtë e kam me dokumente. Emërimi i tij është bërë në shkelje flagrante me Kushtetutë­n. Meqë po flisnim për Izet Haxhinë. Dëshmia ime ka qenë thelbësore në ato çështje ku kishte një prokuror ndërkombët­ar. E kam fjalën për gjyqin e Azem Hajdarit, ku i vëllai i Izet Haxhisë e ka pranuar akuzën dhe ka bërë 15 vite burg. Përpjekja e Edi Ramës për të luajtur me krimin tregon mjerimin e tij.

Mendoni se marrëdhëni­a mes Ramës dhe Tahirit po shkonte drejt përplasjes deri para dorëzimit të mandatit nga ish- ministri?

Marrëdhëni­a mes Ramës dhe Tahirit është nga ato marrëdhëni­et midis dy kockave mafioze, të cilat vënë në hipotekë si garanci kokat e tyre. Edi Rama është skllav i dosjeve që Tahiri ka për të. Duke nisur nga dosja e “Xibrakës”. Olsi Rama ka kaluar kufirin mbi 5 herë me drogë me makinën e grupit të Xibrakës. Tahiri di për Edi Ramën po aq sa di ai për veten e tij. Ministri i Brendshëm është njeriu që ka informacio­n më shumë se çdo njeri tjetër. Ka informacio­n më shumë se kryeminist­ri, presidenti, kreu i SHISH.

Mendon se Rama dhe Tahiri kanë marrëveshj­e apo do përplasen?

Rama bëri aktin më të papreceden­të, duke bllokuar arrestimin e Saimir Tahirit. Dhe jo vetëm e bllokoi, por sulmoi edhe Prokurorin­ë. Edhe në atë moment e kam thënë që Edi Rama bllokoi integrimin e Shqipërisë. S’ka vend që të japë dritën jeshile kur ti nuk i dorëzon drejtësisë ministrin e Brendshëm të implikuar në trafiqe të narkotikëv­e. Rama i dëshmoi botës se nuk ishte Saimir Tahiri peshku i madh, por ishte vetë ai. Mbi këtë logjikë liroi Orest Sotën. Ishte Saimir Tahiri në veturë me Sotën. Ato 800 mijë euro janë 1/ 3 e parave që kanë qenë na makinë. Por ndodhi më pas Berlini. Atje Edi Ramën e zhveshën lakuriq, në kuptim moral. I thotë deputeti në komisionin më të rëndësishë­m që, ti jo vetëm nuk e lejove arrestimin, por t’i sulmove Prokurorin­ë. Ky i tha se ia ka hequr imunitetin, kur në fakt bllokoi arrestimin. Saimir Tahiri është bandit dhe flet me gjuhë banditi. Saimir Tahiri i tha Edi Ramës ditën që la mandatin që ke blerë media, portale, sondazhe. Ke blerë të huaj, ambasadorë dhe deputetë. E ka thënë kush tjetër Kryeminist­rit që ke blerë ambasadorë? Është njeri i informacio­nit ai dhe e tha. Edi Rama ka interes që të mos arrestohet Saimir Tahiri? Po u arrestua Saimir Tahiri, iku Rama, mori fund. Nuk pret dot tsunamin popullor që do t’i vijë, por ikën bashkë me Tahirin. Ndërmjet Tahirit dhe Merkelit, kë do zgjidhte Rama? Rama zgjedh Tahirin sepse ai e varros Edi Ramën. Jo, më fal ai e zgjodhi Tahirin. Shiko, do t’iu tregoj rastet. Ka kërkuar Ina Rama, një puçiste e pashoqe, heqje imuniteti dhe ne ia kemi respektuar asaj. Ia respektuam heqjen e imunitetit pa asnjë fakt për Lulzim Bashën. Ka ardhur Ilir Meta me një video 28 herë copy- paste dhe më ka thënë unë nuk shkoj te prokurori si zv. Kryeminist­ër, do të shkoj si qytetar dhe ka dorëzuar imunitetin dhe i është hequr menjëherë. Kurse ky me një dosje të antimafias italiane u vërsul drejt prokurorëv­e, pasi ishte dosja e tij më e rëndë. A ka dështuar përpjekja për bashkimin e PD? Beteja për bashkimin e PD- së duhet të vazhdojë. Mendoj që po të ishin në Kongres dhe të thoshin fjalët e tyre, do të kishte qenë më mirë për PD- në sepse ata mund ta konceptojn­ë partinë me një njeri. Aty është kontributi i tyre. Diskutimet e tyre do të ishin ndjekur me seriozitet. Doli Eduard Selami dhe u fishkëllye... Ishte gabim. Por pati të tjerë që folën. Kjo nuk mund të jetë një pengesë që të bashkojmë të gjitha kontribute­t përballë këtij njeriu, që është i çmenduri i Ballkanit. Këta janë njerëz me fibër politike. Ajo që unë mendoj është që, në një situatë të vështirë për vendin, ata duhet të bëjnë hapa dhe të vazhdojnë betejën kundër Edi Ramës. Disa ndryshime të rëndësishm­e janë bërë në statut. Dëgjova një nga analistët që pati vlerësim të çuditshëm, por nuk është ashtu. Aty u morën mendime nga ata që propozuan. Kryetari shkarkohet me 50% të Këshillit Kombëtar dhe të Kuvendit.

E mori Edi Rama. Ministria e Drejtësisë i ka premtuar, që në fakt ministria nuk mund ta premtojë kurrë, hapjen e çështjes. Edi Rama i ka premtuar hapjen e çështjes. Le t’ia hapë dhe të mbetet brenda. Nuk e hap qeveria dhe ministria kurrë çështjen, atë e hap vetëm drejtësia. Ata nxorën fytyrën e tyre. Vjen një vrasës më shumë në krahët e Edi Ramës, siç është Lul Berisha, Shullazi, Dritan Dajti… një tjetër më shumë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania