Panorama (Albania)

PENSIONIST­ET Formulari, si përfitohen 3 kompensime për dritat

Tre vendimet nga 2006 për kompensimi­n e pensionist­ëve. Kategoritë që mund të përfitojnë deri 1288 lekë në muaj dhe dokumentet që kërkon ISSH

-

Nuk janë pak, por 1288 lekë kompensim vetëm për energjinë, që një familje pensionist­ësh mund të përfitojë në muaj.

Duke ditur se pensioni mesatar është rreth 16 mijë lekë, kjo shumë shërben sa një shtesë prej rreth 8 për qind në pensionin mujor. Për ta bërë sa më të qartë, qeveria vitet e fundit i ka rritur pensionet me më pak se 3 për qind. Në fakt, nuk është një kompensim, por tre të tilla, që një kryefamilj­ar pensionist mund të përfitojë. Të tria kanë të bëjnë me rritjen e çmimit të dritave. Kompensimi i parë prej 500 lekësh është ai i marrë në vitin 2006, kur u rrit për herë të parë energjia. Kompensimi i dytë prej 140 lekësh u dha me vendim të qeverisë në vitin 2010. Të dyja këto kompensime jepeshin për energjinë e konsumuar deri në 200 kilovat orë në muaj. Më vonë fasha me çmim të ulët të energjisë u rrit në 300 kilovat. Por qeveria socialiste me reformën në energji e hoqi çmimin e ulët për konsumin deri në 300 kilovat në muaj. Për këtë vendosi në vitin 2015 të kompensojë pensionist­ët me 648 lekë në muaj. Në total, kompensimi me tre vendimet arrin në 1288 lekë në muaj. Por jo të gjithë pensionist­ët e përfitojnë. Kushti kryesor është që të jenë pensionist­ë kryefamilj­arë pa të ardhura të tjera dhe pa asnjë person në familje që të krijojë të ardhura. Gazeta boton çfarë thotë ISSH- ja për kompensimi­n e energjisë elektrike për të tre vendimet e qeverisë. Kategoritë dhe kushtet që duhen përmbushur për përfitimin e secilit kompensim. Bashkë më kategoritë gazeta boton edhe formularin që duhet plotësuar nga pensionist­i dhe kushtet e deklarimit. Në të parashikoh­et që pensionist­i të deklarojë se “Nuk kam njeri nga familja në punë”, “Nuk kam detyrime të papaguara ndaj degës së shitjes së energjisë elektrike”. Në formularët parashikoh­et edhe tërheqja nga kompensimi. “Deklaroj se, në rast të punësimit të anëtarëve të familjes apo në

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania