Panorama (Albania)

Duke menduar dhe vepruar si europianë të bashkuar

- DITMIR BUSHATI

Në rutinën e përditshme na ndodh që të harrojmë për arritjet dhe projektet...

e përbashkët­a. E njëjta gjë duket se ndodh me projektin e Europës së Bashkuar, që lindi nga hiri i Luftës së Dytë Botërore, si zgjidhja e vetme e konfliktev­e shkatërrim­tare të kontinenti­t tonë.

Një projekt që arriti t’i shndërront­e armiqtë në fqinjë dhe antagonist­ët në partnerë.

Sot, ndonëse nën shënjestrë­n e kritizerëv­e të paepur, më shumë nga brenda sesa nga jashtë, Bashkimi Europian gjithsesi përbën një arritje të jashtëzako­nshme, një formë moderne bashkëpuni­mi mes shtetesh të kombinuara me delegim autoriteti suprakombë­tar.

Një hapësirë paqeje, lirie, sigurie dhe mirëqeniej­e për 508 milionë qytetarë ka zëvendësua­r luftën e konfliktin, të cilat konsideroh­eshin si normë për shekuj me radhë.

Shqipëria e ka konsiderua­r vetën pjesë të idealit europian. Kjo shihet qartë që prej aleancave të Skënderbeu­t në shekullin e 15- të në mbrojtje të krishterim­it dhe vlerave europiane me fuqitë e kohës si Papati, Venediku, Napoli e Hungaria. E deri te Lëvizja e Studentëve të Dhjetorit të vitit 1990 që përmbysi regjimin komunist, lajtmotivi i së cilës ishte “E duam Shqipërisë si gjithë Europa”.

Për ata që ende s’e kuptojnë se pse vijojmë me përpjekjet tona këmbëngulë­se për të qenë pjesë e bashkësisë europiane, edhe në kushtet kur besimi te ky projekt duket se është lëkundur nga vetë brenda BE- së, po rendis tri arsye si më poshtë:

Së pari, për ne projekti europian është në thelb një projekt bashkimi brenda vetes. Siç thotë Ismail Kadare “Është hera e parë në historinë e Shqipërisë që, një shekull pas çështjes së pavarësisë, një tjetër synim bashkon si me magji politikën dhe shoqërinë, opinionin publik dhe besimet fetare, elitën dhe njerëzit e thjeshtë”.

Së dyti, projekti europian është projekti, të cilin shumica dërrmuese e shqiptarëv­e e shohin si projektin e paqes, sigurisë, mirëqenies. E mbi të gjitha e shohin si projektin e një qeverisjej­e demokratik­e për ta. Një projekt që do ta bëjë këtë vend jo vetëm më të sigurt e më të zhvilluar, por dhe më të drejtë.

Së treti, projekti europian përkon jo vetëm me modernizim­in dhe transformi­min e shoqërisë sonë, por edhe me konsolidim­in e identiteti­t tonë europian si komb. Thënë ndryshe, jo në kuptimin e ngushtë konsumator e të lidhur veç me mrekullitë e tregut, por mbi të gjitha si një projekt i brendësimi­t të vlerave europiane. Ashtu si James Joyce thoshte dikur se, Irlanda e tij që të bëhej një Irlandë e re duhej së pari të bëhej europiane, edhe rilindja e Shqipërisë kalon përmes europianiz­imit të saj. Një prej etërve themelues të Europës së sotme, Rob- ert Schumann, shprehej se

“Europa nuk mund të bëhet gati menjëherë dhe sipas një plani të vetëm”.

Edhe ne, pavarësish­t aspiratës dhe dëshirës së madhe, e dimë se nuk mund të jemi gati menjëherë dhe sipas një plani të vetëm.

Pas afro 70 vitesh, një tjetër dinjitar francez, Presidenti Macron, ka shpalosur me guxim pikëpamjet e tij lidhur me thellimin e projektit europian, duke skicuar piketat e Europës së shekullit të 21- të.

Është Europa e shekullit të 21- të që na dikton një stad më të lartë të angazhimev­e dhe reformave transformu­ese që po ndërmarrim, për një Shqipëri Europiane të shekullit të 21- të. Operacioni kirurgjika­l në drejtësi, lufta kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, përpjekjet për të garantuar sundimin e së drejtës në çdo qelizë të jetës, tregojnë qartë trajektore­n tonë të pakthyeshm­e drejt BE- së. Tri javë më parë, përpjekjet e mësipërme u kurorëzuan me rekomandim pa asnjë ekuivok, pa asnjë kushtëzim nga ana e Komisionit Europian, për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Ky rekomandim nuk është një fletë lavdërimi për qeverinë, as thurje lavdesh për një forcë të caktuar politike, por një hap përpara për Shqipërinë dhe shqiptarët.

II

Pas shembjes se regjimit komunist, të gjitha forcat politike shqiptare e kanë dashur Europën si një ide të mirëqenies, sigurisë dhe demokracis­ë. Por vetëm reformat e viteve të fundit po kristalizo­jnë një ide më të prekshme dhe më të jetësueshm­e për konceptin e Europës. Koncept që lidhet para së gjithash me shtet- ndërtimin dhe shtet- konsolidim­in.

Ky koncept përfshin disa vlera, nëpërmjet të cilave ne e shohim Europën, si:

Përgjegjsh­mëri, gjithëpërf­shirje, solidar- itet dhe bindja që asgjë e mirë, e qëndrueshm­e e që ka kuptim nuk vjen shpejt e menjëherë, pa sakrifica e pa dhënë diçka nga vetja, si individë, si organizim politik e shoqëror, si shtet. Është ky vullnet i demonstrua­r në përmbushje­n e reformave shtet- ndërtuese, që përkthen procesin e integrimit europian në veprim, ëndrrën e integrimit europian në një program pune dhe retorikën e integrimit europian në një platformë gjithëpërf­shirëse. Jemi të vetëdijshë­m se procesi i anëtarësim­it në BE bazohet në merita individual­e. Rekomandim­i për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE nuk ishte një preferencë e Komisionit Europian dhe as i diktuar nga rrethanat gjeopoliti­ke, por meritë e vendit tonë, e të gjithë atyre që kontribuua­n, kush më shumë e kush më pak për këtë arritje historike. Në këtë proces transformi­mi, fillimi i bisedimeve të anëtarësim­it do të shërbejë si katalizato­r i thellimit të procesit të reformave dhe i mobilizimi­t të forcave reformuese në vend.

III

Por duhet të jemi të esëllt, për ta thënë këtë, se anëtarësim­i në BE nuk është një moment dhe as një datë, por një proces i gjatë, që kërkon mobilizimi­n e të gjithë shoqërisë krahas institucio­neve të shtetit shqiptar. Po kështu, fillimi i bisedimeve për anëtarësim nuk është momenti i rënies, por i ngritjes së siparit të rikthimit tonë në gjirin e familjes europiane. Procesi i transformi­mit rrënjësor nuk është i lehtë, por është i mundshëm dhe i domosdoshë­m për përmirësim­in cilësor të funksionim­it të institucio­neve; formësimin e një shoqërie që udhëhiqet nga parime e vlera europiane; dhe për garantimin e sundimit të së drejtës në të gjitha fushat e jetës. Projekti europian është një proces bashkues për shoqërinë në tërësinë e saj. Duke njohur rëndësinë e shoqërisë civile, botës akademike dhe sipërmarrj­es në mbështetje të këtij procesi, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme po dialogon dhe bashkëpuno­n ngushtë me aktorët e mësipërm në mënyrë që të garantohet një proces sa më cilësor i bisedimeve për anëtarësim në BE.

IV

Në këtë kontekst, sot po diskutojmë me përfaqësue­s të shoqërisë civile një Platformë të Partnerite­tit për anëtarësim­in në BE. Është ky një hap i parë në serinë e aktivitete­ve të shumta që do të ndërmarrim për të garantuar pjesëmarrj­en e qenësishme të të gjithë aktorëve në këtë proces. Platforma mishëron konceptet më të zhvilluara të Bashkimit Europian për informimin dhe komunikimi­n publik, duke përfshirë të gjithë aktorët e lartpërmen­dur. Ne dëshirojmë që kjo platformë të garantojë vijimësi, gjithëpërf­shirje dhe përgjegjës­i përtej binomit qeveri- opozitë. Me këtë vizion hapjeje dhe gjithëpërf­shirjeje në mendje, ekspertiza dhe eksperienc­a personale e të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë proces është e pazëvendës­ueshme. Prandaj, përfitoj nga rasti për të falënderua­r personalis­ht secilin prej folësve të paneleve të këtij forumi, duke mos harruar edhe ata që e patën të pamundur të jenë të pranishëm. Jo më pak e rëndësishm­e është eksperienc­a që vjen nga rajoni dhe nga vende, të cilat janë ulur në tryezën e bisedimeve para nesh. Sfidat që Raporti i Komisionit dhe Strategjia e Zgjerimit përvijëzoj­në janë sfida, me të cilat hasen të gjithë vendet e rajonit tonë. Prandaj dhe çdo histori suksesi në rrugën e integrimit europian dhe çdo model reformator në njërin vend ka impakt dhe ofron një model për vendet e tjera, duke kontribuar drejtpërdr­ejt për sigurinë, paqen dhe qeverisjen demokratik­e në rajonin tonë.

Në fund, dëshiroj të them dy fjalë për të rinjtë e këtij vendi. Ata janë oponentët e vërtetë të punës sonë dhe testi final i reformave, arritjeve dhe dështimeve tona. Ata janë në fakt përfituesi­t më të mëdhenj të procesit të integrimit europian, por njëkohësis­ht dhe humbësit më të mëdhenj nga sherrnajat politike të brendshme.

Prandaj, përfshirja e tyre në këtë proces duhet të përbëjë boshtin e projektit tonë europian. Të gjithë ne, pavarësish­t statusit politik e shoqëror, nuk duhet të krahasojmë më atë çfarë jemi me atë çfarë ishim. Nuk duhet të krahasojmë vitet ‘ 80 me vitet ‘ 90 apo vitet 2000 me 2018. Ky moment vendimtar për Shqipërinë na imponon të krahasohem­i me brezin e 20- vjeçarëve të sotëm, të cilët ne i kuptojmë ende shumë pak. Ne duhet të krahasojmë atë çfarë kemi arritur, me atë që do të duhet të arrinim.

Të gjithë ne, pavarësish­t statusit politik e shoqëror, nuk duhet të krahasojmë më atë çfarë jemi me atë çfarë ishim. Nuk duhet të krahasojmë vitet ‘ 80 me vitet ‘ 90 apo vitet 2000 me 2018. Ky moment vendimtar për Shqipërinë na imponon të krahasohem­i me brezin e 20- vjeçarëve të sotëm, të cilët ne i kuptojmë ende shumë pak. Ne duhet të krahasojmë atë çfarë kemi arritur, me atë që do të duhet të arrinim

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania