Panorama (Albania)

Rama: Tahiri ka bërë punë të mira, Prokuroria nuk ka asnjë provë

Kryeminist­ri: Do takoj Macron

- TIRANE

Kryeminist­ri Rama tha dje se gjatë vizitës në Gjermani nuk i është kërkuar koka e Saimir Tahirit. I ftuar në emisionin “Top Show” në Top Channel, Rama tha se nuk ka asnjë provë apo akuzë nga Prokuroria e Katanias për ishministr­in e Brendshëm.

“Në Gjermani nuk më kërkoi njeri kokën e Saimir Tahirit. Më bënë vetëm një pyetje në Bundestagu­n gjerman dhe për atë pyetje unë dhashë përgjigje”, tha Rama. Kryeminist­ri nuk tërhiqet nga vlerësimi i tij për ish- ministrin e Brendshëm për katër vitet e shkuara. “Unë vijoj të them sërish vlerësimin tim për ato punë të mira që ka bërë Saimir Tahiri gjatë periudhës që ka qenë ministër i Brendshëm, për thuajse 4 vite. Sa i përket hetimit të një grupi kriminal, ku në përgjime përmendet edhe emri i Tahirit, mund të them se deri tani prokurorët e Katanias, të cilët janë ‘ skifterë’ për çështje të tilla dhe nuk do të falnin një ministër shqiptar, nuk kanë ngritur asnjë hetim për Saimir Tahirin. Madje as Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri nuk ka asnjë provë të vetme për implikimin e Saimir Tahirit në trafikimin e kanabisit, ose të paktën nuk erdhi asnjë ditë ta paraqesë në Komisionin Parlamenta­r. Kësaj bindjeje i qëndrova deri në momentin që Tahiri vendosi të përballet si qytetar i lirë me drejtësinë, sepse tani e më pas, Prokuroria mund të bëjë ç’të dojë, pa pasur nevojë për Parlamenti­n”, tha Rama. I pyetur nëse dorëzimi vullnetar i mandatit të deputetit të Saimir Tahirit lidhet me hapjen e negociatav­e, Rama tha: “Absolutish­t, nuk ka asnjë lidhje”.

NEGOCIATAT Duke e parë Francën si vendin më skeptik për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Europian, Kryeminist­ri Rama po përpiqet që të zhvillojë një takim me presidenti­n francez, Emanuel Macron. “Unë jam shumë dakord që Parisi është shumë i madh për t’ia dalë që ta mahnit. Gjithsesi, tani do të më duhet të provoj të ‘ mahnit’ një person të vetëm, Presidenti­n Macron, për të votuar pro hapjes së negociatav­e, madje mund t’u them se kam shumë besim që do t’ia dal”, u shpreh Rama. Kryeminist­ri deklaroi se nuk ka fiksuar ende një takim me Emanuel Macron, por shprehu bindjen se bashkë do të ulen para se të merret vendimi për çeljen e negociatav­e. “Macron- in do ta takoj, në plan nuk e ka, por do më përfshijë. Unë nuk i ndahem deri në fund”, u shpreh Rama.

TARIFAT Mënyrën se si u vendos tarifa për Rrugën e Kombit, për Kryeminist­rin Rama nuk mund të konsideroh­et si arrogancë. Rama përsëriti faktin se qeveria kishte gabuar për mënyrën se si e vendosi për zbatim këtë tarifë. “Kjo është një çështje komplekse, por që nuk kemi të bëjmë me arrogancë. Bëhet fjalë për një gabim total tonin, që erdhi pasi u nisëm nga një qëllim i mirë. Ne gabuam pasi, ajo kontratë ishte bërë dy vite më parë dhe erdhi për t’u implementu­ar në një moment kur nuk ishim të përgatitur as ne dhe as komuniteti. Ishte një risi në Shqipëri dhe ne gabuam strategjin­ë për ta prezantuar dhe impelement­uar ashtu si duhet”, deklaroi Rama. Sa i përket fatit të mëtejshëm të Rrugës së Kombit dhe kontratës me koncesiona­rin, Kryeminist­ri Rama tha se qeveria po studion një opsion të ri të funksionim­it të sistemit të taksimit në atë aks. “Që të mos gabosh është e pamundur, por ka një ndryshim mes gabimit pa dashje dhe atij që bëhet për qëllime të caktuara. Gjithsesi, është me rëndësi që të nxjerrim mësime nga ky gabim dhe të tjerë për të mos i përsëritur më në të ardhmen. Në rastin konkret, ne do të japim një opsion të ri të funksionim­it të taksimit të asaj rruge. Jemi duke studiuar formën e duhur dhe të përballues­hme nga qytetarët, por taksimi është i pashmangsh­ëm, pasi është një rrugë që nuk mund të mirëmbahet ndryshe”, deklaroi Rama.

PENSIONET Kreu i qeverisë tha se do të dëshironte shumë të rriste pensionet, madje këtë dëshirë do ta kishte kushdo që do të ishte në vendin e tij, por akuzoi mungesën e reformës së pensioneve, që e ka penguar qeverinë për të bërë rritje të konsiderue­shme. “Reforma e pensioneve duhet të ishte bërë 25 vite më parë, por për fat të keq u ndërmor vetëm gjatë këtyre viteve nga ne. Të gjithë ata që do të dalin në pension pas hyrjes në fuqi të reformës, do të kenë një trajtim shumë më dinjitoz me vlerën e pension që do të marrin. Ne po mundohemi që të bëjmë paketa solidarite­ti edhe për ata që kanë dalë në pension përpara kësaj reforme dhe madje kemi synim që të përmirësoj­më diçka edhe për ata, por do të isha gënjeshtar nëse do të premtoja mrekulli”, tha Kryeminist­ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania