Panorama (Albania)

Dita e Europës, si do t’i zgjidhte krizat Zhan Mone

- LAVDRIM LITA

Europa do të bëhet përmes krizave dhe do të ndërtohet si rezultat i shumatores...

së zgjidhjeve që do t’u jepet këtyre krizave”. Kjo fjali është shkruar në vitin 1976 nga Zhan Mone, ideator i deklaratës “Shuman”, që më 9 maj të vitin 1950 krijoi autoriteti­n e Lartë të Bashkësisë Europiane të Qymyrit dhe Çelikut, embrioni i parë i integrimit ekonomik dhe politik të kontinenti­t që ne sot e quajmë BE.

Bashkimi Europian po përballet sot me sfida të shumëfisht­a. Në qendër të saj është sfida me Brexit, dalja e Britanisë së Madhe nga tregu europian dhe ndryshimi i balancave në Parlamenti­n dhe Komisionin Europian. Në veri qëndron këmbëkryq kriza e Krimesë, që ka kundërvënë Ukrainën me Rusinë, në jug kriza shfaqet me disa trajta nga problemi me terrorizmi­n e ISIS- it deri te shtetndërt­imi në Libi, Irak dhe Siri, ndërsa në juglindje të Europës shfaqet kriza e pazgjidhur e refugjatëv­e që ka prekur shtete si Greqia, por edhe Italinë.

Një BE me kaq shumë probleme të pazgjidhur­a brenda dhe jashtë saj e ka shumë të vështirë të bindë opinionet publike të shumë vendeve skeptike për çeljen e derës për vende të tjera ish- komuniste, që kanë shumë probleme endemike dhe sistemike.

Në këtë kuptim, zgjerimi i mëtejshëm i BE me vende të reja kandidate si Shqipëria e vende të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, do të kërkojë rregulla dhe institucio­ne të reja, qoftë kjo një BE me dy shpejtësi, apo një BE me bashkëpuni­m të përforcuar në disa fusha të interesit të përbashkët.

Megjithatë, para 6 vitesh, Bashkimi Europian do të merrte çmimin “Nobel për Paqe” si njohje për 70 e ca vite paqe e begati si kurrë më parë në historinë e saj të vrullshme me luftëra, revolucion­e e emigracion­e. Paqja në Europën e Bashkuar në institucio­ne të përbashkët­a vijon të mbrohet si drita e syve, ndërsa begatia e saj po minohet përherë e më shumë nga shumëfishi­mi i krizave. Krizat prodhojnë probleme të ndryshme, të panjohura më parë, që kërkojnë imagjinatë dhe bashkim veprimesh institucio­nale për t’ia dalë mbanë.

Ndërkohë, kriza e “Krimesë” prodhoi një kërcënim të stabilitet­it të saj të furnizimit me gaz nga Rusia; kriza e borxhit grek prodhoi një destabilit­et në tregjet ndërkombët­are, saqë do të duhen shumë vite derisa të rikthehet besimi; kriza e terrorizmi­t në vendet fqinje të kontinenti­t europian si Libia, Siria dhe Iraku, prodhuan një rritje të masave të sigurisë dhe angazhimit për të luftuar rreziqet, çka përkthehet në shpenzime më të mëdha ushtarake, policore dhe një shtim të frikës ndër qytetarët në kryeqytete­t e BE; kriza e vendeve të origjinës ka shtuar numrin e refugjatëv­e sirianë, afganë, somalezë, që lëvizin në mënyrë të pakontroll­uar në dete dhe tokë. Pa përmendur këtu fluksin e madh të azilkërkue­sve nga Ballkani Perëndimor, që së bashku me krizën e refugjatëv­e, ka prodhuar qejfmbetje të mëdha brenda BEsë në lidhje me mënyrën sesi do të duhet të sfidojmë këtë krizë dhe krizat të tjera.

Zgjidhja e BE- së për këto kriza mund të vijë përmes rikthimit në këndvështr­imin që kishte Zhan Mone për krizat. Për Mone- në, krizat nuk duheshin parë si katastrofa, por përkundraz­i, duheshin parë si mundësi për të vënë në punë ide novatore. Sipas tij, krizat ishin thyerje të rutinës dhe momenti kur qeverimbaj­tësit kërkojnë zgjidhje të reja që zgjasin efektet e saj në kohë. Dhe për të bërë këtë, duhen ndryshuar rrethanat e një krize. Nëse bën të njëjtën gjë gjithmonë, nuk është e mençur të presësh rezultate të ndryshme. Pra, nëse ndryshon rrethanat e krizës, mund të priten rezultate të ndryshme. Ky parim vlen të shqyrtohet edhe për krizat tona të brendshme në Shqipëri.

Idetë dhe metoda e Zhan Mone- së për daljen nga kriza vlejnë edhe sot e kësaj dite, edhe pse ai si njeri ishte i biri i një prodhuesi konjaku, një bankier ndërkombët­ar, që s’e kishte pasur shumë qejf shkollën, që të vetmen “punë zyre” e pati si ndihmësi i Sekretarit të Përgjithsh­ëm të Lidhjes së Kombeve, që shkruante fjalime për Presidenti­n amerikan Ruzvelt dhe për këtë nuk simpatizoh­ej nga De Goli. Lexoni Mone- në, të dilni nga kriza!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania