Panorama (Albania)

“Otello” i Blushit flet italisht, shtëpia botuese: Ndër veprat më të mira shqipe

Shtëpia botuese “Mimesis”: Në listën e veprave më të bukura, të shkruara në letërsinë shqipe

- Ben Blushi

Një tjetër Otello zbret në Itali. Nuk është ai që ngjizi Shekspiri në Venedik, por një arap, që fati e hedh në Vlorë.

Bëhet fjalë për “Otello, Arapi i Vlorës”, romanin e shkrimtari­t Ben Blushi, i cili tanimë flet edhe në gjuhën italiane, përkthyer nga Elda Katorri. Romani, fitues i Çmimit Europian të Letërsisë, është botuar nga shtëpia botuese italiane “Mimesis”. Botimet “Mapo”, që kanë të drejtën e botimit të veprave të Blushit në shqip, njoftojnë se Ben Blushi do të jetë, gjithashtu, një ndër të ftuarit e veçantë në Sallonin Ndërkombët­ar të Librit në Torino, që do të mbahet nga datat 10- 14 maj. Në faqen e saj zyrtare, “Mimesis” e veçon stilin narrativ, gjuhën e pasur dhe erudicioni­n e thellë të autorit, duke e konsiderua­r “Otellon” një nga veprat më të bukura të letërsisë sh qipe.

“Stili rrëfimtar, gjuha e pasur dhe erudicioni i thellë përfshin me të drejtë “Otello, Arapi i Vlorës”, në listën e veprave më të bukura, të shkruara në letërsinë shqipe. Ngjarjet vendosen mes viteve 1300- 1400, në dy qendra të njohura urbane të Mesjetës, Venecia dhe Vlora. Sfondi është aq realist dhe fantazia letrare kaq e lidhur me faktet historike, saqë duket sikur ngjarjet e rrëfy- era kanë ndodhur vërtet në Vlorë, 600 vjet më parë dhe që Shekspiri thjesht i ka rimarrë dhe lidhur me Venecian. Një ndër elementët më intrigues të librit është vizatimi i personazhe­ve, adaptuar nga një prej tragjedive më të njohura shekspiria­ne (“Otello, Arapi i Venedikut”), por 100 vjet para lindjes së Shekspirit.

Otello, Desdemona, Emilia, Jago, Kasi, etj., janë personazhe shumë të njohura letrare, që në këtë roman lëvizin në Venecia, por më së shumti në Vlorë, duke bashkëvepr­uar me shumë personazhe të tjera interesant­e, si doktori i famshëm Stefan Gjika, i riu sypatrembu­r Andrea dhe pushtuesi turk Hamit. Nuk është e mundur t’i japësh jetë Otellos, Desdemonës, Jagos, pa xhelozi, tradhti, intrigë, keqdashësi, vuajtje dhe vrasje dhe të mos i përfshish në një shoqëri pa skrupuj e interesa personalë. Por mbi të gjitha, “Otello, Arapi i Vlorës”, është një roman mbi dashurinë dhe mënyrën sesi kjo drejton fa- tin dhe ndryshon rrjedhën e ngjarjeve, shpesh për shoqëri të tëra dhe epoka”. PREZANTIMI NË

TORINO Letërsia shqipe do të jetë pjesë e stendave të Sallonit Ndërkombët­ar të Librit në Torino, ku shkrimtari Ben Blushi është i ftuar nderi. Ai prezanton në gjuhën italiane romanin “Otello, Arapi i Vlorës”. Promovimi i librit do të bëhet më 12 maj, ora 10: 30, në sallën Internacio­nale dhe pritet të marrin pjesë në të personalit­ete të letërsisë. Ben

Ngjarjet vendosen mes viteve 13001400, në dy qendra të njohura urbane të Mesjetës, Venecia dhe Vlora. Sfondi është aq realist dhe fantazia letrare kaq e lidhur me faktet historike, saqë duket sikur ngjarjet e rrëfyera kanë ndodhur vërtet në Vlorë, 600 vjet më parë dhe që Shekspiri thjesht i ka rimarrë dhe lidhur me Venecian

Blushi do të prezantohe­t nga shkrimtarj­a shqiptare, e cila i përket “skuadrës” së shkrimtarë­ve në mërgim, Anilda Ibrahimi dhe do të përkthehet për të pranishmit nga Benko Gjata. Elda Katorri do të flasë për kohët e kaluara me përkthimin e këtij libri dhe atë çfarë proza e këtij autori përfaqëson.

Ndërkohë, Ministria e Kulturës do të prezantojë gjatë ditëve të këtij panairi pesë autorët e rinj, fitues të fondit të mbështetje­s së krijimtari­së letrare. “Histori shqiptare në Torino”, me këtë titull, histori shqiptare do të rrëfehen në Torino dhe krijimtari­a e autorëve të rinj.

Autorët e rinj janë: Saimir Muzhaka, përfitues i Fondit të Krijimtari­së Letrare me romanin “Qyteti plak”, Eris Rusi, me vëllimin me tregime “Ëndrra e fundit e natës”, Manjola Nasi me vëllimin me poezi “Një udhëtim e gjysmë”, Elona Çuliq me vëllimin me poezi “Rranjët e kangës” dhe Belfjore Qose me vëllimin me poezi “Aurat e natës”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Kopertina e librit përkthyer në gjuhën italiane
Kopertina e librit përkthyer në gjuhën italiane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania