Panorama (Albania)

Bushpepa çon Shqipërinë në finalen e Festivalit Europian

Në këtë edicion, në garë 3 këngëtarë me origjinë Shqiptare, Bushpepa, Ermal Meta dhe Eleni Foureria

-

I konsiderua­r si një nga zërat më të bukur të këtij edicioni, Eugent Bushpepa futi Shqipërinë në natën finale të Festivalit Europian.

Me një performanc­ë, si të kishte vite që këndonte në skena kaq të mëdha, Eugent Bushpepa përfaqësoi denjësisht mbrëmë Shqipërinë, me këngën “Mall”. Një krijim me tekst dhe muzikë nga vetë ai. Ashtu si edhe pritej e ishte parashikua­r nga kritika e mediat e atashuara pranë Eurosong- ut, Eugent Bushpepa arriti të hyjë në finale, duke shpëlarë disi shijen e hidhur që na kanë lënë përfaqësim­et e fundit, të cilat jo vetëm nuk janë futur në finale, por me zor se mund t’i kujtosh se cilat kanë qenë.

Pas performanc­ave të Azerbajxha­nit dhe Islandës, me një veshje rrokeri, Eugent Bushpepa u ngjit në skenën e Lisbonës i treti, në natën e parë gjysmëfina­le. Ai shoqërohej nga instrument­istët Denis Hima, Gerti Hima, Be- snik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Në këtë gjysmëfina­le të parë konkurruan 19 shtete: Azerbajxha­ni, Islanda, Sh- qipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusi­a, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro, prej nga u zgjodhën vetëm 10 për natën finale. Ndryshe nga herët e tjera, kur këngët dukeshin si të ricikluara nga edicionet e mëparshme, nata e mbrëmshme solli këngë të bukura, të rrymave e stileve të ndryshme, zëra të rinj, të freskët, që nuk ia bën aspak të lehtë garën përfaqësue­sit shqiptar.

Fati e deshi që këtë vit, në skenën e këtij festivali, të ngjiten tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, që përfaqëson Shqipërinë, në garë është edhe Ermal Meta me këngën fituese në Sanremo, Itali, “Non mi avete fatto niente”, në duet me Fabrizio Moron. Një tjetër këngëtare me origjinë shqiptare është dhe Eleni Foureria, e cila përfaqësoi Qipron.

Kënga “Mall” e Eugent Bushpepës, ndër të paktat këngë me motive rrok- folk, që Shqipëria ka çuar në Eurosong, mund të thuhet pa frikë se është një nga më të mirat që kanë përfaqësua­r muzikën shqiptare në këtë aktivitet europian. Ajo është një nga këngët që do të kujtohet gjatë, bashkë me interpreti­met e Anjeza Shahinit e Rona Nishliut, që kanë arritur dhe rezultatet më të mira në këtë garë. Të shpresojmë që Eugent Bushpepa të thyejë “rekordin” e mbajtur nga Rona Nishliu me këngën “Suus”, e renditur e pesta në edicionin e vitit 2012.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Këngëtari Eugent Bushpepa në skenën e Lisbonës
Këngëtari Eugent Bushpepa në skenën e Lisbonës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania