Panorama (Albania)

“Prokuroria të sqarojë, a u vodhën dokumentet hetimore për Dakon?”

-

Deputeti i Partisë Demokratik­e, Enkelejd Alibeaj, ka dënuar dje vjedhjen e postës sekrete të Prokuroris­ë së Durrësit, duke e quajtur si një ndër aktet më të rënda dhe të papreceden­të. Sipas tij, grabitja e materialev­e sekrete të Prokuroris­ë është dëshmia se shteti dhe krimi janë bërë njësh. “Grabitja e postës sekrete në Prokurorin­ë e Durrësit është një nga aktet më të rënda dhe të papreceden­të në të gjithë historinë e shtetit shqiptar. Nuk ka ndodhur kurrë më parë, as në momentet më kritike të vendit, që të grabiten dokumente sekrete as natën, as ditën. Grabitja e materialev­e sekrete për Prokurorin­ë e Durrësit është dështimi më i madh i rënies së shtetit përballë krimit. Është dëshmia se si shteti dhe krimi janë një i vetëm! Bashkëpuni­mi i shtetit me krimin ka arritur në nivele të tilla, saqë krimi i organizuar di jo vetëm përmbajtje­n e dokumentev­e sekrete, por krimi di vendin dhe orën kur ato do të tërhiqen nga korrieri i posaçëm i postës sekrete”, tha Alibeaj.

Demokrati kërkoi nga Prokuroria e Përgjithsh­me dhe Policia e Shtetit të informojnë publikun se çfarë dokumentes­h janë grabitur nga posta sekrete e Prokuroris­ë. Dhe a kanë ato lidhje me hetimet ndaj Vangjush Dakos apo trafikut në Portin e Durrësit. “Partia Demokratik­e i kërkon Prokurores së Përgjithsh­me të Përkohshme dhe Policisë së Shtetit, të informojë menjëherë publikun se çfarë përmbante posta sekrete, kush ishte në dijeni të dokumentev­e dhe cili ishte institucio­ni marrës dhe dërgues. A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetime për kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon? A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetimet për trafikun e drogës nëpërmjet Portit të Durrësit? Grabitja e postës sekrete për Prokurorin­ë e Durrësit është një nga shumë provat se marrja e drejtësisë nën kontrollin e Edi Ramës do të thotë se sot drejtësinë e kontrollon krimi i organizuar”, tha Alibeaj. Partia Demokratik­e ka quajtur si qesharak reagimin e Prokuroris­ë së Durrësit, e cila tha se materialet e grabitura nuk janë të rëndësishm­e. “Këtë e provon edhe nxitimi i Prokuroris­ë së Durrësit për të mohuar rëndësinë e materialev­e të grabitura. Deklarata e Prokuroris­ë është qesharake, sepse grabitësit nuk janë koleksionu­es të letrave çfarëdo që i shkojnë Prokuroris­ë. Dokumentet e grabitura kanë rëndësi për aktiviteti­n kriminal të atij që ka urdhëruar grabitjen e tyre”, tha ai.

 ??  ?? Alibeaj, dje gjatë konferencë­s për shtyp
Alibeaj, dje gjatë konferencë­s për shtyp

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania