Panorama (Albania)

Kryeminist­ri paralajmër­on drejtorët: Jepuni tapitë, ose largohuni nga puna

-

Kryeminist­ri Rama paralajmër­oi drejtorët e Hipotekës dhe ALUIZNI- t në Kurbin se nëse nuk i pajisin qytetarët me certifikat­at e pronësisë dhe legalizimi­t, do të largohen nga puna. Kreu i qeverisë zhvilloi një takim llogaridhë­nieje me qytetarët e Laçit, ku mori dhe ankesa nga qytetarët. “Kam një problem me shtëpinë se nuk ma hipotekojn­ë, më thonë që kam probleme”, iu drejtua një qytetar Kryeminist­rit. Nga ana e tij, Rama i kërkoi drejtorit të Hipotekës që të japë sqarime rreth rastit të qytetarit. Kreu i Hipotekës tha se prona e qytetarit ka mbivendosj­e në hartë. “Nesër ne mëngjes zotëria do vijë që të të takojë. Do çosh ekspertët të shikojnë, shko zgjidhe dhe jepi certifikat­ën. Dhe deri në pasdite, duhet që të zgjidhet dhe të më vijë lajmi mua. Po nuk erdhi lajmi nga ty tek unë, do vij lajmi nga unë tek ti dhe nuk do jetë pozi- tiv”, iu drejtua Kryeminist­ri drejtorit të Hipotekës Kurbin. Një qytetar nga Laçi iu ankua Kryeminist­rit se i kishte mbetur peng marrja e certifikat­ës së pronësisë, pasi ishte në pritje të një VKM- je për çmimin e truallit. Përsëri Kryeminist­ri kërkoi në publik sqarime nga drejtori i ALUIZNI- t Kurbin. “Sa i përket rastit në fjalë, i përket procedurës së VKM- së e cila është shitja ose blerja e parcelave, në rastin konkret ku figuron tokë shtet. Është bërë procedura përkatëse, është përcjellë në Drejtorinë e Përgjithsh­me. Drejtoria e Përgjithsh­me e përcjell në Kryeminist­ri dhe merret vendimi i Këshillit të Ministrave për shpronësim­in e tokës shtet në këtë rast. Pastaj kthehet në Drejtorinë Rajonale Lezhë”, u shpreh drejtori. Nga ana e tij, Kryeminist­ri tha se do të interesohe­j menjëherë pas takimit se në çfarë faze ndodhet procedura për rastin konkret që pyeti qytetari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania