Panorama (Albania)

“Bashkitë me humbje tek ujësjellës­i, s’rikandidoj­në”

Gjiknuri: Nuk do financohen ndërmarrje­t me performanc­ë të dobët

-

Rritja e të ardhurave dhe lufta kundër informalit­etit në sektorin e ujit, do të jetë një nga kushtet për rikandidim­in e kryetarëve të bashkisë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës, Damian Gjiknuri, deklaroi dje gjatë analizës vjetore të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime­ve se kompanitë që nuk përmirësoj­në situatën financiare, nuk do të financohen. Ministri Gjiknuri u shpreh se madje, rritja e administri­mit të Ndërmarrje­s Ujësjellës- Kanalizime­ve do të jetë një test për rikanditim­in e kryetarëve të bashkisë. “Nuk mundet që bashkitë të mbyllin sytë dhe të thonë ‘ e mo mirë se unë jam i zgjedhur vendor dhe nuk kam pse reagoj për këtë’. Jo, përkundraz­i. Ne duhet t’ua bëjmë të qartë njerëzve që ata të zgjedhur vendorë që nuk marrin masa për të administru­ar këtë mall kaq të rëndësishë­m, për ta nuk ka pse edhe të kandidojnë më apo nuk kanë pse të kenë mbështetje­n e njerëzve. Se njerëzit shpeshherë e transferoj­në përgjegjës­inë te qeveria. Por, në fakt, administri­mi i ujit është përgjegjës­i direkte e pushtetit vendor. Ky do të jetë edhe një nga testet për shumë të zgjedhur bashkiakë, të paktën e ka thënë edhe Kryeminist­ri, edhe brenda forcës sonë politike, që do mbështetje­n politike të partisë që të ka kandiduar? Po. Performo në një nga sektorët më kyç, më jetik të vendit”, u shpreh Gjiknuri. Kreu i Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës u shpreh se së shpejti do të jenë gati dhe ndryshimet ligjore për ndërmarrje­t që nuk rrisin administri­min. “Nisur nga kjo mundësi që kemi, mundësi të pakta, modeste ato që janë dhe që shteti gjithmonë merr një risk këtu, kemi gjetur sistemin e performanc­ës, pra, aty “Nuk mundet që bashkitë të mbyllin sytë dhe të thonë ‘ e mo mirë se unë jam i zgjedhur vendor dhe nuk kam pse reagoj për këtë’. Jo, përkundraz­i. Ne duhet t’ua bëjmë të qartë njerëzve, që ata të zgjedhur vendorë që nuk marrin masa për të administru­ar këtë mall kaq të rëndësishë­m, për ta nuk ka pse edhe të kandidojnë më apo nuk kanë pse të kenë mbështetje­n e njerëzve. Ky do të jetë edhe një nga testet për shumë të zgjedhur bashkiakë, të paktën e ka thënë edhe Kryeminist­ri, edhe brenda forcës sonë politike, që do mbështetje­n politike të partisë që të ka kandiduar? Po. Performo në një nga sektorët më kyç, më jetik të vendit”. ku performohe­t, aty do të investohet. Nga ana tjetër, ne po përgatisim edhe ndryshimet ligjore të nevojshme, por nisur edhe nga stadi aktual, nëse ndërmarrje­t e ujësjellës­ve nuk do të performojn­ë dhe vazhdimish­t krijojnë humbje të mëdha financiare, shteti duhet të ndërhyjë. Për këtë do përgatiten edhe ndryshimet e nevojshme ligjore, në mënyrë që kur nuk ka performanc­ë, ka dy mënyra, ose do t’i bashkohesh një ujësjellës­i më të suksesshëm dhe kjo do të bëhet me qasje nga lart- poshtë, ose ajo do të kalojë në një administri­m tjetër, për të sjellë parametra më të lartë të administri­mit”, u shpreh Gjiknuri. Ministri u shpreh se deri tani, nga aksioni i informalit­etit janë arkëtuar 9 milionë euro të ardhura. Ministri Gjiknuri u kërkoi Ujësjellës­ve që këto të ardhura shtesa t’i përdorin për shlyerjet e borxheve dhe për investime. “Këto para duhet të shkojnë për të përmirësua­r situatën financiare, sidomos likuidimin e borxheve ndaj sektorit të energjisë elektrike. E dyta, për investime të nevojshme sidomos në matës, pra, në sahatet e ujit”, u shpreh Gjiknuri.

 ??  ?? Gjiknuri, dje gjatë analizës vjetore të Ujësjellës Kanalizime­ve
Gjiknuri, dje gjatë analizës vjetore të Ujësjellës Kanalizime­ve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania