Panorama (Albania)

Dosja “Tahiri”, rimerret në pyetje shoferi i ish- ministrit

Shoferi i Tahirit ka dalë jashtë vendit me mjetin e biznesmeni­t

- ERALD DELIU Saimir Tahiri Gentian Çeka

Shoferi i ish- ministrit Tahiri, Gentian Çeka, është marrë ditën e djeshme në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Kjo është hera e dytë që Çeka pyetet për çështjen “Tahiri”, nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Kujtojmë se dy ditë më parë është rimarrë në pyetje biznesmeni Orest Sota, më mjetin e të cilit u gjetën 863 mijë euro dhe dy pasaporta detare të ish- ministrit Tahiri. Burimet pranë grupit hetimor, thonë për “Panoramën” se Çeka qëndroi rreth 3 orë në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. Ai është pyetur për lëvizjet e tij jashtë shtetit me mjetin e Orest Sotës. Sipas dosjes hetimore, Çeka ka dy dalje dhe një hyrje me makinën me targë AA718OS, që është në pronësi të Orest Sotës dhe dy dalje dhe një hyrje në Shqipëri nga Murriqani, me makinën me targë AA101DJ, që është në pronësi të shoqërisë “Ikona”, me pronar Lefter Sota. Gjithashtu, Çeka është pyetur edhe për pasaportat e Tahirit, që u gjetën në mjetin e Orest Sotës. Më herët, biznesmeni ka pretenduar se patentat janë lënë në makinën e tij nga shoferi Çeka, me të cilin ka njohje shoqërore. Për këtë, ai ka paraqitur edhe komunikime­t në telefon mes tij dhe familjarëv­e, që tregojnë, sipas tij, se pasaportat janë lënë nga shoferi i Tahirit. Megjithatë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se paratë e gjetura në mjetin e Sotës lidhen me aktivitete kriminale të ish- ministrit Tahiri dhe gjetja e pasaportav­e në të njëjtin automjet përforcon bindjen e pro- kurorëve. Gjithashtu, sipas sistemit TIMS, ka edhe disa lëvizje të Tahirit me mjetin e Sotës. TË DHËNAT E TIMS Sipas sistemit TIMS, më datë 24.02.2017, ora 08: 05, shtetasi Orest Sota ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet PKK Murriqan, me automjetin me targë MB 279 AA, i cili rezulton në inventarin e mjeteve të Ministrisë së Brendshme. Më datë 07.07.2017, ora 22: 14, shtetasi Saimir Tahiri ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet PKK Murriqan, me automjetin me targë AA 973 RX, që rezulton e regjistrua­r në emrin e shtetasit Ardit Sota, vëllait të Orest Sotës. Është kthyer më datë 09.07.2017, ora 15: 39, nga e njëjta pikë kalimi dhe me automjetin me targë AA101DJ, që rezulton e regjistrua­r në emrin e sho- qërisë “Ikona”, me pronar Lefter Sotën, babai i Orestit. Shtetasi Saimir Tahiri ka tre dalje dhe dy hyrje me automjetin me targë AA973RX, që është në pronësi të familjes Sota. Shtetasi Saimir Tahiri ka një dalje me automjetin me targë AA101DJ, që është në pronësi të shoqërisë “Ikona” me pronar Lefter Sota. Shtetasi Gentian Çeka ka dy dalje dhe një hyrje me makinën me targë AA718OS, që është në pronësi të Orest Sotës. Shtetasi Gentian Çeka ka dy dalje dhe një hyrje me makinën me targë AA101DJ, që është në pronësi të shoqërisë “Ikona”, me pronar Lefter Sota. Shtetasi Gentian Çeka ka një hyrje me makinën me targë AA973RX, që është në pronësi të Ardit Sotës”, shkruan materiali i Prokuroris­ë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania