Panorama (Albania)

KLD KA DËSHTUAR

-

Ditën e hënë, KLD vendosi të mos shkarkojë tre gjyqtarë që ishin propozuar nga Ministria e Drejtësisë për largim nga detyra, pasi kanë pasur shkelje të rënda. Ky veprim i KLD- së ka detyruar ministren e Drejtësisë të mbajë një deklaratë për mediat ditën e djeshme për vendimet e KLD- së. Burimet thonë se tre gjyqtarët që ministria kërkonte të shkarkonte janë: Petraq Curri i Gjykatës së Durrësit, i cili vendosi të lirojë Alket Hatinë, që kërkohej nga Italia dhe që solli arratisjen prej gati një viti të të pandehurit. Gjithashtu, ministria ka kërkuar edhe shkarkimin e gjyqtarit të Fierit, Ergys Selmanit. Ky i fundit, sipas Inspektora­tit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nuk ka nxjerrë arsyetimin e një vendimi për një urdhër mbrojtjeje, çka, sipas ministrisë, solli edhe vrasjen nga bashkëshor­ti të viktimës, Liljana Rruko. Ministria e Drejtësisë ka kërkuar edhe shkarkimin e gjyqtarit të Administra­tives në Vlorë, Ken Dhima, i cili, sipas Inspektora­tit, ka mbi 200 vendime të arsyetuara përtej afateve ligjore. “Dje, Këshilli i Lartë i Drejtësisë mbajti mbledhjen e radhës ku u rrëzuan tre propozimet e mia, për shkarkimin e tre gjyqtarëve, të cilët nga raportet e inspektimi­t të Inspektora­tit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë rezultonin me shkelje të rënda të ligjit, diskreditu­ese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit”, ka thënë ministrja Gjonaj, në deklaratë për mediat. “Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të Gjykatës së Durrësit, i cili në mënyrë dis- Sipas ministres GJonaj, KLD ka dështuar në garantimin e llogaridhë­nies së gjyqtarëve dhe është kthyer në një strukture mbrojtëse të interesave personale të gjyqtarëve në dëm të interesit publik. Për ministren Gjonaj, kjo është një arsye më shumë për të vazhduar me vendosmëri reformimin e sistemit të drejtësisë. kredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, la të lirë dhe mundësoi kështu arratisjen e një personi me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore, që kërkohej nga shteti italian për ekstradim”, tha ministrja, duke iu referuar gjyqtarit Petraq Curri të Durrësit.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar, i cili në mënyre diskreditu­ese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, për shkak të mosarsyeti­mit tejet të dyshimtë të vendimit të urdhrit të mbrojtjes në kohë, solli humbjen tragjike të jetës së një gruaje prej duarve të bashkëshor­tit të saj, së ndjerës Liljana Ruka”, vijoi ministrja, duke folur për gjyqtarin Ergys Selmani.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të Gjykatës Administra­tive, Vlorë, i cili në mënyrë diskreditu­ese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, kishte plot 212 vendime gjyqësore të arsyetuara me vonesë. 85 prej këtyre vendimeve janë arsyetuar përtej një afati pesëmujor nga data e shpalljes dhe disa prej tyre edhe pothuajse me një vit vonesë, duke cenuar rëndë interesat e qytetarëve të përfshirë në proceset e mbetura në dorën e këtij gjyqtari me veprime haptazi të papërgjegj­shme”, tha ministrja Gjonaj për gjyqtarin e Administra­tives në Vlorë, Ken Dhima. “E djeshmja ishte një ditë e zezë për këtë Këshill, që nxori në pah sfidën e madhe që kemi përpara për të përmbysur sistemin e kalbur të drejtësisë!”, tha më tej ministrja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania