Panorama (Albania)

“Keqardhje për KLD- në, për gjyqtarët kishte shkelje flagrante

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar dje pas vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të mos miratuar shkarkimin e 4 gjyqtarëve. Zëdhënësi i Presidenti­t, Tedi Blushi, ka sqaruar se Meta shpreh keqardhje për vendimin e KLD- se dhe se ai, në krye të këtij institucio­ni, ka mbështetur të gjitha propozimet për procedime disiplinor­e apo shkarkime. “Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, shpreh keqardhjen për mosmiratim­in e propozimev­e të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e disa gjyqtarëve nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Mbledhja e ditës së djeshme dhe vendimmarr­ja e shumicës së anëtarëve të KLD- së për procedimin e gjyqtarëve tregon edhe një herë nevojën ekstreme që ka vendi, për ngritjen dhe funksion- imin sa më parë të organeve të reja të sistemit të drejtësisë, që janë parashikua­r nga reforma. KLD sot funksionon bazuar në dispozita tranzitore dhe kjo gjendje duhet të marrë fund sa më parë. Shkeljet disiplinor­e të kryera nga disa gjyqtarë, të shqyrtuara ditën e djeshme në KLD, ishin më tepër se flagrante dhe me pasoja të rënda”, tha dje zëdhënësi i Metës. Në emër të Presidenti­t, zëdhënësi Tedi Blushi, shpreh se: “Ngritja dhe funksionim­i i organeve të reja si; Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, do të vendosë çdo gjyqtar përballë një sistemi objektiv të llogaridhë­nies për veprimtari­në e tij. Votimi i djeshëm, për këto raste tregoi se KLD nuk u përgjigjet dot pritshmëri­ve të shoqërisë për reformimin e sistemit të drejtësisë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania