Panorama (Albania)

Dhunohet në Polici për të pranuar vjedhjet e fshatit

I riu në spital: Me grushte dhe shqelma, rashë pa ndjenja

- KORÇE/

U shoqërua si i dyshuar për vjedhje, dhunohet në komisariat i riu nga Korça. Një 34- vjeçar nga Kamenicë ka denoncuar se është dhunuar nga Policia gjatë marrjes në pyetje.

Mariglen Muka u shoqërua dje si i dyshuar për disa vjedhje, ndërsa në fund përfundoi në spital pasi, sipas tij, ndaj tij është ushtruar dhunë fizike. 34- vjeçari, i cili vetëm pak muaj më parë ka përfunduar vuajtjen e dënimit në burgun e Drenovës, pretendon se shkak është bërë refuzimi i tij për të pranuar se është autori disa vjedhjeve që kanë ndodhur ditët e fundit në fshatin ku ai jeton. Pas denoncimit, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit ka nisur hetimet për policin që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj 34vjeçarit, si dhe për inspektori­n e zonës. I dëmtuari Muka, në një intervistë për “Panorama”, rrëfeu dhunën në komisariat. Si ndodhi ngjarja? U paraqita në Komisariat­in e Korçës, rreth orës 09: 00 të mëngjesit, sepse më telefonoi inspektori i zonës. Mendova se më kërkonin për dokumentet e makinës. Më shoqëruan në një prej zyrave të Komisariat­it, ku më morën në pyetje për disa vjedhje në fshat dhe kërcënimin nëpërmjet telefonit. “Ke sharë, ke kërcënu- ar”, më tha. I thashë më nxirr personin, se as kam sharë dhe as kam kërcënuar. Aty pastaj nuk më la njeri të familjes pa sharë dhe më goditi.

A kishit dijeni për këto ngjarje?

Absolutish­t jo. Besoj se ata ishin nisur nga fakti se unë kam qenë i dënuar më parë, por nuk është e thënë që për çdo vjedhje të drejtohet gishti nga unë. Kur mohova akuzat, polici që më mori në pyetje, me fyeu dhe më pas më goditi me grushte dhe shqelma në kokë dhe pjesën e barkut. Çfarë ndodhi më pas? Nga goditjet, humba ndjenjat. Pasi u përmenda, me çuan në një tjetër zyrë. Kërkova doktor, por nuk më sollën njeri, erdhi një shok i shefit që më bëri një gjilpërë, që unë as nuk ia kisha idenë. Më lanë të lirë rreth orës 15: 00 dhe familjarët më sollën në spital. Po bëj analizat dhe kontrollet mjekësore.

A do ta denonconi policin që ju ka dhunuar?

Po, patjetër. Do të bëj denoncim për policin. Kur u dhunova, prezent ishte edhe inspektori i zonës, por ai nuk më ka goditur.

 ??  ?? Mariglen Muka, duke treguar shenjat e dhunës në komisariat
Mariglen Muka, duke treguar shenjat e dhunës në komisariat
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania