Panorama (Albania)

Furnizonin lokalet e Tiranës me kokainë, arrestohen 4 persona

-

TIRANE - Katër persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës gjatë një operacioni antidrogë të koduar "Avangarde". Kanë sekuestrua­r 217 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila u gjet në një automjet. Operacioni u krye nga oficerët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëv­e dhe ata të Forcës së Posaçme e Operacione­ve Speciale dhe Kërkimit. Policia tha se gjatë këtij operacioni u godit një grup prej 4 personash, që merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të Tiranës. Gjithashtu u sekuestrua­n 217 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, 2 automjete, 4 aparate celularë dhe 1 peshore elektronik­e. Të arrestu- arit janë Gëzim Kovaçi, 46 vjeç, Flobenc Kurti, 30 vjeç, Artur Nikoçi, 23 vjeç dhe Muharrem Bakalli, 38 vjeç, banues në Tiranë. Mësohet se këta persona ishin në ndjekje nga shërbimet e Policisë, pasi për ta disponohej informa- cion se merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të kryeqyteti­t dhe në bazë të informacio­neve të marra në rrugë operative, 4 shtetasit e lartpërmen­dur janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke u takuar së bashku në zonën e ish- Fushës së Aviacionit. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Golf" me drejtues shtetasin Artur Nikoçi dhe pasagjer Flobenc Kurti, është gjetur një paketim i mbështjell­ë me natriban, brenda të cilit kishte lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe një peshore elektronik­e. "Janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale lënda narkotike e dyshuar e llojit kokainë, e cila pas matjes në peshore elektronik­e rezultoi e peshës 217 gramë, automjeti tip ' Golf' dhe automjeti tip ' Mercedez Benz', 4 aparate celularë", tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

 ??  ?? Gjatë operacioni­t antidrogë
Gjatë operacioni­t antidrogë
 ??  ?? Kokaina dhe provat e sekuestrua­ra nga Policia
Kokaina dhe provat e sekuestrua­ra nga Policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania