Panorama (Albania)

Përleshje mes studentëve te Presidenca, 4 të plagosur

Arrestohet autori, u konfliktua se i kishin ngacmuar të dashurën

-

Katër të rinj, studentë inxhinieri­e te Politeknik­u, mbetën të plagosur me thikë paraditen e djeshme në mes të Tiranës.

Autori, tashmë i arrestuar nga Policia, po ashtu ishte një student. Ngjarja ndodhi në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", para Pallatit të Kongreseve, përballë Presidencë­s. Duke qenë se përleshja mes të rinjve ndodhi në një zonë të tillë, të parët që u kanë ardhur në ndihmë studentëve të plagosur kanë qenë efektivët e Gardës së Republikës. Më pas kanë mbërritur disa efektivë të Qarkullimi­t Rrugor, "Shqiponjat" dhe forcat e rendit. Autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar menjëherë nga Policia dhe pasditen e djeshme u krye edhe arrestimi i tij. Burime zyrtare të Policisë thanë se i arrestuari është 20- vjeçari Henri Karaj, ban- ues në zonën e Selitës në Tiranë. Ndërsa sipas burimeve nga grupi hetimor, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasi njëri nga studentët i kishte ngacmuar të dashurën. Megjithatë, pritet të sqarohen rrethanat e ngjarjes. Të katërt të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital pa probleme për jetën.

PLAGOSJA

Rreth orës 11: 40, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", si pasojë e një konflikti të ndodhur, janë dëmtuar me mjete prerëse shtetasit Jurgen Lleshaj, 18 vjeç Feliks Lleshaj, 18 vjeç, djem xhaxhallar­ësh, si dhe Klajdi Dumi, 19 vjeç dhe Klajdi Marku, 19 vjeç. Të katërt të plagosurit mësohet se janë studentë inxhinieri­e, te Politeknik­u. Policia tha se shtetasit e dëmtuar janë transportu­ar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pasditen e djeshme Policia tha se është arrestuar autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje, shtetasi Henri Karaj, 20 vjeç, banues në Tiranë. "Ky shtetas, paraditen e sotme, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e bulevardit "Dëshmorët e Kombit", plagosi me mjet prerës shtetasit Jurgen Lleshaj, 18 vjeç, Feliks Lleshaj, 18 vjeç, Klajdi Dumi, 19 vjeç dhe Klajdi Marku, 19 vjeç. Materialet iu referuan Prokuroris­ë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të plagosjes me dashje", tha zyrtarisht Policia e Tiranës. Burimet saktësuan se Karaj ka debatuar fillimisht me njërin prej të plagosurve, pasi dyshonte se i kishte ngacmuar të dashurën. Më pas e ka goditur me thikë dhe në këtë moment kanë ndërhyrë 3 shtetasit e tjerë, të cilët po ashtu kanë mbetur të plagosur.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi plagosja
Vendi ku ndodhi plagosja
 ??  ?? Njëri nga të plagosurit në vendin e ngjarjes
Njëri nga të plagosurit në vendin e ngjarjes
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania