Panorama (Albania)

“Edhe muret kanë veshë”, projektohe­n frazat e të persekutua­rve në fasada

-

Që e shkuara të mos përsëritet më; sepse kujtesa është e shkurtër dhe harresa hap plagë. Përgjatë gjithë natës së djeshme, deri në agimin e sotshëm, Ditës së Europës, në sheshet kryesore të gjashtë qyteteve, Tiranë, Shkodër, Berat, Korçë, Tepelenë e Gjirokastë­r është projektuar në të njëjtën kohë instalacio­ni “Edhe muret kanë veshë”, në kuadër të projektit “Përkujtojm­ë për të shëruar dhe parandalua­r”. Janë thënie të viktimave dhe të të mbijetuarv­e të komunizmit, të cilat duhet të nguliten thellë në kujtesën e shoqërisë shqiptare.

Platforma e komunikimi­t “Edhe muret kanë veshë” synon të rrisë ndërgjegjë­simin mbi krimet e së shkuarës komuniste e të inkurajojë dialog me universite­tet, akademikët, komunitete­t lokale, të mbijetuari­t e krimeve të diktaturës komuniste, mediat dhe publikun e gjerë. Fushata kulmon me një instalacio­n artistik dhe vijon me përmbledhj­en e historive personale të të mbijetuarv­e të krimeve të diktaturës ose të familjeve të tyre. Po ashtu, pasqyrimi i këtyre dëshmive do të bëhet edhe në një faqe interneti me të njëjtin emër; dëshmitë gojore do të filmohen në dokumentar në mënyrë që njerëzit ta ndjekin rrugëtimin e këtij produkti artistik, t’i shohin fytyrat dhe t’i dëgjojnë historitë e shqiptarëv­e që qëndruan me dinjitet. Këto histori krijojnë një databazë të rrëfimeve gojore, që do të pasurohet në vijim dhe i shtohen arkivit të Autoriteti­t.

Instalacio­ni, i realizuar nga artistja Alketa XhafaMripa, është një krijim shumëdimen­sional i kujtesës kolektive për ata që u dënuan, humbën lirinë apo jetën në burgjet dhe kampet e diktaturës komuniste. Frazat apo thëniet që përshkruaj­në tragjedinë njerëzore të shkaktuar nga krimet e komunizmit janë shkëputur nga dorëshkrim­e, dokumentim­e apo arkiva personale të individëve të burgosur apo inter- nuar dhe janë përzgjedhu­r nga dëshmitë gojore të të mbijetuarv­e. Me to, Mripa ka krijuar një narrativë të zgjeruar, ku frazat lidhen me njëratjetr­ën, duke shfaqur aspekte të ndryshme të totalita- rizmit. “Është përballja me të vërtetën ajo që e çon shoqërinë drejt shërimit e që rivendos ekuilibra; rehabiliti­mi i viktimave, ridimensio­nimi i figurës së të pafajshmëv­e dhe nderimi i sakrificës së atyre që ia dolën me dinjitet njerëzor, është hapi i madh që hedhim sot”, shprehet Gentiana Sula, kryetare e Autoriteti­t për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania