Panorama (Albania)

Koleksioni­stja britanike: Pse ia kushtova 50 vjet të jetës sime, Skënderbeu­t

Janë 37 vepra të rralla të shek. XVI, origjinale e përkthime të veprës së Barletit, sjellë në Tiranë nga Patricia Nugee

-

Dikur ajo nuk e kishte menduar kurrë se do t’i kushtonte gati gjysmë shekulli jetë një heroi të largët, ndoshta paksa ekzotik...

Dikur një historian i kishte thënë se nuk ishte një bukiniste e mirë, nëse nuk kishte të paktën një libër për Skënderbeu­n. Cili ishte vallë ky hero, i një vendi të vogël, të panjohur, për të cilin ajo duhej me patjetër të dinte diçka?! Kështu nisi rrugëtimi në grumbullim­in e çdo libri me vlerë, kushtuar pikërisht kësaj figure. Një koleksion unik, kushtuar heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu­t, i ardhur nga Britania e Madhe, u ekspozua dje në Muzeun Kombëtar. Bëhet fjalë për 37 libra sjellë në Tiranë nga koleksioni­stja britanike Patricia Nugee, nën titullin “Jehona përmes shekujve”. Janë vepra të rralla në gjuhë të ndryshme, përkthime apo edhe vepra origjinale, të pajisura me gravura, që paraqesin imazhe të Gjergj Kastriotit, herë si diplomat e herë si luftëtar me shpatë në dorë. Pjesa e koleksioni­t të shek. XVI paraqet 12 libra të botuar në mes viteve 1510 dhe 1597. Nëntë prej tyre janë botime dhe përkthime të veprës së Marin Barletit. “Patricia Nugee, një britanike e fisshme, ka marrë përsipër gjithashtu një mision të rëndësishë­m mbi shpatulla: të mbledhë vazhdimish­t, pa u lodhur dhe pa u mërzitur kurrë, gjithçka është thënë e shkruar për atë që dhe ajo e shpreh me shumë dashuri: Heroin Kombëtar të Shqiptarëv­e. Kjo sinergji na ka dhënë një pasqyrim interesant të fakteve të njohura e të panjohura më parë se kaq. Prandaj mund të themi me plot gojën se ajo çka gjendet brenda disa vitrinave hermetike, që mund të shihet vetëm mbi xhamat optikë e që kanë të bëjnë me dokumente të rralla e të pakontestu­eshme, është një thesar për historiogr­afinë shqiptare”, tha drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi. Sipas tij, Nugee njihet për pasionin e madh dhe koleksioni­n më të pasur, me më shumë se 500 ekzemplarë, kushtuar heroit tonë kombëtar të shkruar në rrjedhën e shekujve. Madje, sipas tij, për këtë punë ajo është vlerësuar edhe me mirën- johje edhe nga ish- presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu. Koçi thekson se kjo ekspozitë vë edhe një herë në dukej se Skënderbeu nuk ishte thjesht një hero shqiptar, por mbi të gjitha europian. NJOHJA ME HEROIN

SHQIPTAR E pranishme në këtë ceremoni, koleksioni­stja Nugee, e cila nuk e ka për herë të parë ekspozimin në Shqipëri, vlerësoi figurën e Heroit Ko- mbëtar të Shqiptarëv­e, duke shtuar se do të vazhdonte ta pasuronte koleksioni­n e saj të rrallë rreth figurës së Gjergj Kastriotit.

“Nuk kam ardhur këtu për t’ju folur mbi historinë, pasi nuk jam historiane, por koleksioni­ste. Hera e parë që unë u njoha me figurën e Skënderbeu­t ka ndodhur shumë vite më parë. Unë punoja në një librari të madhe në Londër, ku kishte libra antikuarë nga e gjithë bota. Gjatë një bisede një klient pyeti nëse kishim libra mbi Skënderbeu­n”, tha ajo.

Këtu lindi kuriozitet­i për atë figurë të panjohur dhe të largët. “Pasi ai u largua, kërkova në Encikloped­i për Skënderbeu­n dhe mora vesh se ai ishte një luftëtar i madh dhe një figurë e dukshme në shekullin e XV. Pak më vonë bleva librin e parë të koleksioni­t tim të botuar në 1596 e më pas librat që bleva ishin në gjermanish­t, portugalis­ht, suedisht, anglisht, frëngjisht, spanjisht, latinisht etj.”, rrëfeu ajo. Ajo ç’ka e ka bërë për vete koleksioni­sten në gjithë këtë rrugëtim 50- vjeçar, në kërkimin e veprave kushtuar Kastriotit, blerjeve nëpër ankande, është jo vetëm figura e tij, por fakti që, edhe pse ai ka vdekur në vitin 1468, vazhdon të ngjallë kuriozitet e të shkruhet për 500 vjet me radhë në gjuhë të ndryshme të botës. “Është i mahnitshëm fakti se ai vdiq në 1468 dhe për të është shkruar për 500 vjet në shumë gjuhë apo në pjesë librash, si dhe në drama që e përshkruaj­në atë dhe arritjet e tij. Ai u mor peng nga turqit që në moshë të re, por asnjëherë nuk e harroi atdheun e tij apo besimin e tij kristian. Në 1743 në Edinburg u botua një libër ku thuhej se “… Ai nuk luftoi për pushtet, por për lirinë. Ai ishte një personazh i përkryer si mbret, ushtar dhe i krishterë…”, tha koleksioni­stja. Përpos ndriçimit të figurës së Skënderbeu­t, përmes kësaj ekspozite, të hapur më parë në 10 vende të ndryshme europiane, Nugee shpreson të ndihmojë sadopak në përmirësim­in e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëv­e, që sipas saj, fatkeqësis­ht, nuk është edhe aq i mirë.

 ??  ?? Drejtori i MHK, Dorian Koçi dhe koleksioni­stja Patricia Nugee
Drejtori i MHK, Dorian Koçi dhe koleksioni­stja Patricia Nugee
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania