Panorama (Albania)

Trump kundër aleatëve, del nga pakti nuklear me Iranin

Irani zyrtar: Nëse SHBA nis konfrontim­in, s’do të qëndrojmë pasivë

-

Presidenti Donald Trump njoftoi të martën se SHBA po heq dorë nga marrëveshj­a bërthamore e Iranit, duke qëndruar në pozicion të kundërt ndaj aleatëve më të afërt të Shteteve të Bashkuara.

Trump tha se ai do të rivendosë sanksionet ndaj Republikës Islamike, me një vendim që e bën akoma më të paqartë situatën në Lindjen e Mesme duke rritur rrezikun e konfliktit, duke zemëruar aleatët e SHBA- ve dhe duke penguar furnizimet me naftë në të gjithë botën. “Fakti është se ajo ishte një marrëveshj­e e tmerrshme e njëanshme, që nuk duhej të ishte bërë kurrë”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë. “Nëse unë e vazhdoj këtë marrëveshj­e, ne shumë shpejt mund të shohim nisjen e një gare nukleare në rajon... Ne nuk mund të parandaloj­më një bombë nukleare iraniane nën strukturën e kalbur dhe të prishur të marrëveshj­es aktuale. Marrëveshj­a e Iranit është me defekt që në bërthamë”, theksoi Presidenti. Vendimi i Presidenti­t amerikan, i cili ka qenë gjithnjë kritik i ashpër i marrëveshj­es së arritur me shumë mundim nga administra­ta e mëparshme dhe vendet e tjera të fuqishme të botës, e lë të ardhmen e ambicieve bërthamore të Teheranit në dyshim. “Marrëveshj­a e ashtuquajt­ur me Iranin duhej të mbronte Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë nga çmenduria e një bombe bërthamore iraniane, një armë që do të rrezikonte vetëm mbijetesën e regjimit iranian… Në të vërtetë, marrëveshj­a i lejoi Iranit të vazhdojë të pasurojë uraniumin dhe me kalimin e kohës të arrijë pragun e një arme bërthamore… Sot kemi dëshmi përfundimt­are se ky premtim iranian ishte një gënjeshtër”, është shprehur mes të tjerash Presidenti i SHBA- ve në njoftimin për tërheqjen nga marrëveshj­a. Menjëherë pasi në Shtëpinë e Bardhë Presidenti Trump mbaroi konferencë­n për shtyp për tërheqjen nga marrëveshj­a, në Izrael doli në konferencë Kryeminist­ri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili besohet se është personi që dha shtysën e fundin për vendimin e presidenti­t amerikan, duke deklaruar se ka “prova” që Irani po vazhdon përpjekjen nukleare. Një zyrtar sugjeroi se data për të shpallur tërheqjen nga marrëveshj­a u afrua ( 12 maj) për të mos krijuar përplasje me hapjen e ambasadës së SHBAsë në Jerusalem, një veprim tjetër që mund të shkaktojë nervozizëm në Lindjen e Mesme.

SANKSIONET Për sanksionet mund të duhen muaj që të hyjnë në fuqi, pasi qeveria amerikane i ndërton edhe me udhëzime për kompanitë dhe bankat. Por rivendosja e sanksionev­e, të cilat u hoqën në këmbim të angazhimit të Iranit për të frenuar programin e tij bërthamor, do të dëmtonte marrëveshj­en e vitit 2015, që Trump e ka konsiderua­r “Marrëveshj­a më e keqe që kam parë ndonjëherë”. Nuk është e qartë se çfarë mund të ndodhë pas njoftimit të Trump- it. Edhe rivendosja e sanksionev­e do të kërkonte kohën e vet, pasi nuk ka shkelje që mund të merren parasysh, të paktën deri përpara muajit nëntor, sipas Shërbimit Kërkimor të Kongresit.

REAGIMI I IRANIT Ali Shamkhani, sekretari i Përgjithsh­ëm i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare në Iran, tha të martën se: “Nëse SHBA nis konfrontim­in me Iranin, ne nuk do të qëndrojmë pasivë”. Ai shtoi se

“Nëse marrëveshj­a nukleare shkatërroh­et për shkak të sulmeve nga SHBA, sigurisht nuk do të jetë në përfitim të tyre.... humbjet më të mëdha do të jenë për europi- anët”. Tregtia e BE- së me Iranin pothuajse është trefishuar që nga viti 2015. Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, është zotuar të hënën që të qëndrojë në marrëveshj­en që siguron lehtësim të madh sanksiones­h për vendin e tij, edhe pas daljes së SHBA prej saj, për sa kohë europianët mund të mbronin interesat e Iranit. Rouhani tha se SHBA do të ketë “keqardhje historike” për vendimin e saj dhe se të hiqte qafe praninë djallëzore të SHBA- së, do të ishte shumë mirë për Iranin. “Nëse ne mund të marrim atë që duam pa SHBA, atëherë Irani do të vazhdojë të qëndrojë në marrëveshj­e”, tha Rouhani duke shtuar se: “Ajo që Irani kërkon, është garantimi i interesave tona nga nënshkrues­it joamerikan­ë të marrëveshj­es”.

 ??  ?? Presidenti Trump duke deklaruar tërheqjen nga marrëveshj­a nukleare
Presidenti Trump duke deklaruar tërheqjen nga marrëveshj­a nukleare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania