Panorama (Albania)

Vuçiç në Ankara: Turqia, vendi më i fuqishëm në Ballkan

-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vizituar Turqinë duke e quajtur atë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Presidenti­n Recep Tayyip Erdogan, si “Fuqia më e madhe dhe vendi më i madh në Ballkan”. Për këtë deklaratë Vuçiç fitoi duartrokit­jet e ministrave turq që ishin të pranishëm. “Si një vend relativish­t i vogël, Serbia e kupton shkëlqyesh­ëm se çfarë është Turqia, Rusia, SHBA, BE dhe Kina, por Turqia është këtu, këtu në Ballkan dhe kjo është shumë e rëndësishm­e për vendin tonë”, tha Vuçiç. Duke kujtuar se Turqia është gjithnjë e më e pranishme në Serbi dhe rajon, presidenti serb u shpreh se: “Është shumë e rëndësishm­e për ne që të kemi marrëdhëni­e të mira partnerite­ti me Turqinë dhe për të ruajtur paqen dhe stabilitet­in”. Duke folur në Ankara, Vuçiç gjithashtu komentoi deklaratën e Kryeminist­rit të Kosovës, Ramush Haradinaj se Serbia “Nuk e kupton se kush fitoi dhe kush humbi”, duke komentuar se një arrogancë e tillë kurrë nuk prodhon rezultate fitimtare. Vuçiç u tha gazetarëve se Haradinaj në të kaluarën “Ka mësuar se sa prej tyre ka humbur dhe sa kanë fituar”. “Është e qartë se ai është një ekspert në ligj, në shtet, në rendin kushtetues dhe atë ligjor. Unë e përgëzoj për këtë. Për ne është më e rëndësishm­e që është plotësisht e qartë se ata nuk kanë ndërmend të bëjnë kompromise. Ata mendojnë se amerikanët dhe disa të tjerë që bombardoni­n Serbinë ishin fitorja e tyre e madhe dhe se ata duhet të merrnin gjithçka që nuk u takonte atyre. Gjithmonë kam thënë se është e rëndësishm­e dhe shpresoj dhe luftoj për të arritur një zgjidhje, që është e domosdoshm­e për të ardhmen”, theksoi Vuçiç. Ai shtoi se “nuk është mirë nëse dikush mendon se zgjidhja është që ata të marrin gjithçka, ndërsa ata me të cilët po negociojnë të poshtërohe­n në çdo mënyrë... Kur Haradinaj flet për Medvegjën, ai harron se atje janë më pak se dhjetë për qind shqiptarë. Nëse kjo është mënyra e llogaritje­s atëherë, unë nuk e di se çfarë të them tjetër”, tha Vuçiç. Ai vuri në dukje se “Ata që në thelb nuk llogarisin kështu, mund t’u thonë ‘ mjaft’ shqiptarëv­e, atyre që morën pjesë në krijimin e së ashtu- quajturës pavarësia e Kosovës”. Duke folur për “Prva TV” nga Ankara më parë gjatë ditës, Vuçiç tha se ishte “E pamundur për Turqinë të ndryshonte qëndrimin e saj”, në lidhje me njohjen e Kosovës. Erdogan theksoi bashkëpuni­min për luftën kundër terrorizmi­t dhe rritjen e investimev­e.

 ??  ?? Recep Tayyip Erdogan
Recep Tayyip Erdogan
 ??  ?? Aleksandar Vucic
Aleksandar Vucic

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania