Panorama (Albania)

Tirana e pëson, i hiqen 3 pikë prej Muzakës

- a. m

Dënohet Tirana. Ajo që pritej, ka marrë formë të prerë dje. Komisioni i Disiplinës, pas "ultimatumi­t" 30- ditor, u ka hequr 3 pikë nga renditja e këtij sezoni bardhebluv­e. Borxhi i papaguar ndaj Gjergji Muzakës po i kushton rëndë klubit. Edhe pse momentalis­ht nuk e ndiejnë presionin, ( ose të paktën këtë po reflektojn­ë me heshtjen e tyre), pasi e kanë siguruar ngjitjen në Kategorinë Superiore, rreziku mbetet prezent. Pas vendimit të djeshëm, kryeqyteta­sit nga 42 pikë shkojnë në 39, ndërsa diferenca me rivalin më të afërt nga 13 pikë bëhet 10. Megjithatë, çështja bëhet edhe më e vështirë, kur dihet që kalvari i dënimeve nuk mbyllet këtu, përkundraz­i. Disiplina u ka dhënë edhe 15 ditë kohë drejtuesve të Tiranës për të kaluar në llogarinë e ish- lojtarit, 107 milionë lekë të vjetër. Nëse dështojnë sërish, do u hiqen edhe 3 pikë të tjera nga renditja e përgjithsh­me. Nëse historia vazhdon, duket se gjithë pesha do të rëndojë mbi klubin kryeqyteta­s dhe do të ketë masë edhe më drastike, për të mos thënë dramatike. Në rast se klubi vazhdon të jetë pasiv, atëherë po, mund të rrezikojnë edhe objektivin "Superiore".

VENDIMET

FSHF, në faqen zyrtare, zbardhi vendimet edhe për çështjen "Muzaka", ku sigurisht të prekurit janë bardheblut­ë. Edhe pse nuk ishin saktësuar nenet se ku ishin referuar për të dalë në këto konkluzion­e, Komisioni i Disiplinës vendosi: 1) KF "Tirana", për dështim në përmbushje­n e detyrimeve financiare ndaj kërkuesit Gjergji Muzaka, dënohet me zbritjen e 3 ( tre) pikëve nga klasifikim­i. 2) KF "Tirana" i jepet një afat përfundimt­ar prej 15 ( pesëmbëdhj­etë) ditësh për të shlyer detyrimet financiare ndaj kërkuesit. 3) Paralajmër­ohet KF "Tirana" se në rast dështimi në përmbushje­n e detyrimeve financiare, do të dënohet sërish me zbritje e 3 ( tre) pikëve nga klasifikim­i brenda një afati 10 ( dhjetë) ditor për shlyerjen e detyrimeve financiare.

 ??  ?? Refik Halili dhe Gjergji Muzaka
Refik Halili dhe Gjergji Muzaka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania