Panorama (Albania)

Dhuna në Vlorë, FSHF s’e ekzagjeron me Flamurtari­n

Dënime për zyrtarët, Sinan Idrizi "burgoset" 18 muaj

- BESAR BOZGO

Flamurtari e kalon me dënime jo shumë të rënda dhunën e javës së kaluar, që drejtuesit e saj ushtruan ndaj gjyqtarëve të ndeshjes ndaj Vllaznisë.

Edhe pse arbitri anësor, Ilir Tartati, doli i gjakosur dhe me vetull të çarë nga stadiumi në fund të ndeshjes, ndërsa u ushtrua dhunë fizike dhe psikologji­ke ndaj zyrtarëve të takimit, skuadra vlonjate ia hedh me vetëm dy ndeshje në fushë asnjanëse dhe 10 milionë lekë të vjetër gjobë. Gjithashtu, u dënuan edhe zyrtarët e klubit dhe pjesëtarët e stafit, duke nisur nga administra­tori Sinan Idrizi e deri te mjeku Ardian Lluka.

DËNIMET

Kishte shumë vite që në Superiore nuk ndodhnin akte të tilla të dhunshme me gjyqtarë që të përfundoni­n të gjakosur dhe të dilnin me forca speciale nga stadiumi. Dy vite më parë, Bylis u dënua me përjashtim nga Superiorja dhe zbritje në një kategori më poshtë pas dhunës që presidenti Besnik Kapllanaj ushtroi ndaj delegatit të FSHF- së, Besnik Çela. Për të mos folur më pas për Burrelin, Tërbunin apo ndonjë tjetër, ku përjashtim­i nga kampionati është përshëndet­ur pas dhunës që është ushtruar ndaj gjyqtarëve. Pak a shumë e njëjta histori ndodhi edhe në Vlorë. Skuadra vlonjate u dënua me humbje të ndeshjes në tavolinë pak vite më parë, pasi presidenti i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj, u godit me pëllëmbë në tribunë, ndërsa në fushë dhe në fund të sfidës u luajt normalisht. Flamurtari nuk duhet ta bëjë dramë, pasi mund të shkonte edhe më keq me zbritje pikësh apo edhe përjashtim nga kampionati. Klubi vlon- jat u dënua me dy ndeshje në fushë asnjanëse dhe 10 milionë lekë të vjetër gjobë. Ndërsa, pati dënime për zyrtarët e klubit, ku administra­tori Sinan Idrizi pezullohet me 18 muaj, drejtori teknik, Ardian Ciruna, po me 18 muaj, trajneri Ardi Behari me 5 ndeshje, trajneri i portierëve, Luan Birçe me 2 ndeshje dhe mjeku i skuadrës, Ardian Lluka, me tetë takime. Këto ishin dënimet e djeshme të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF- së, pas ngjarjeve të dhunës që ndodhën në fund të ndeshjes së të dielës së kaluar. Pritet të shihet tashmë se çfarë do të bëjë klubi vlonjat, nëse do t'i apelojë apo do t'i pranojë këto vendime. Për sa i përket ndeshjes së sotme ndaj Laçit, është vendosur që të luhet në stadiumin e Elbasanit, "Elbasan Arena", në orën 16: 00.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania