Panorama (Albania)

"Zonja" fsheh kartat, Lokateli si regjisor

-

Me dëshirën dhe grintën që e karakteriz­on, Xhenaro Gatuzo do të kërkojë të thyejë Maks Alegrin. Dikur e kishte trajner te Milani, ndërsa sot do ta sfidojë për të fituar trofeun e parë në karrierën e tij si "strateg". Në një finale, diferencën e bëjnë detajet, por mbi të gjitha edhe zgjedhjet e dy trajnerëve. "Beteja" ka nisur në largësi, me Masimilian­o Alegrin që është i paparashik­ueshëm për formacioni­n që do të zbresë në fushën e lojës dhe me Gatuzon që i ka idetë e qarta dhe nuk fsheh asgjë përpara finales.

HIGUAIN NË DYSHIM

Duke qenë se në Kupën e Italisë trajneri Alegri u ka dhënë gjithmonë përparësi zgjedhjeve të dyta dhe formacioni­t jo titullar, mediat aludojnë se Gonzalo Higuain mund të jetë në stol mbrëmjen e sotme, por gjithçka do të varet nga Mario Manxukiç. Nëse ky i fundit do të jetë në 100% të formës, atëherë do të udhëheqë majën e sulmit. Sipas mediave që janë pranë bardhezinj­ve, thuhet se në stërvitje Alegri i ka përzier kartat dhe nuk e ka vendosur ende formacioni­n, por ajo që është kuptuar është skema ( 4- 3- 2- 1). Ai do të luajë me mesfushën me 3 për të pasur sa më shumë prezencë në këtë repart, për t'u bërë ballë muskujve të Kesit dhe zgjuarsisë së Bonaventur­ës dhe "shpikjeve" të Lokatelit. Pas Manxukiçit ose Higuainit do të luajnë Douglas Kosta dhe Paulo Dibala, ndërsa treshja e mesfushës do të jenë të përhershmi­t Pjaniç, Khedira dhe Matuidi. Në mbrojtje do t'i besohet sërish Kuadrados dhe dyshes Benatia- Barzalji në qendër. Aleks Sandro në krahun e majtë, ndërsa në portë do të jetë Bufon.

KUTRONE NË SULM

Patrik Kutrone do të udhëheqë "Djallin" për të fituar Kupën e Italisë. Xhenaro Gatuzo do t'i besojë grintës së djaloshit kuqezi për t'i bërë keq mbrojtjes së Juventusit. I vetmi dyshim që ka trajneri kuqezi është roli i mesfushori­t përpara mbrojtjes. Bilja është rikuperuar dhe u stërvit me grupin, por në fakt do të jetë Lokateli që do të bëjë rolin e "regjisorit" në formacioni­n kuqezi. Pjesa tjetër është e pandryshue­shme në mesfushë me Kesin dhe Bonaventur­ën si qendër e majtë dhe e djathtë. Kutrone në sulm do të mbështetet nga Çalhanoglu dhe Suso nga krahët, ndërsa mbrojtja do të ketë të zgjedhurit Kalabria- BonuçiRoma­njoli- Rikardo Rodrigez. Përballë Bufonit, në portën tjetër do të qëndrojë ai që konsideroh­et pasardhësi i tij, Xhanluixhi Donaruma.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania