Panorama (Albania)

Të dhënat personale, PD padit penalisht Ramën e dy ministre

“Shpërdoron detyrën , të dhënat personale të pacientëve e prindërve do përdoren në zgjedhje”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Demokratik­e ka paditur në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me për “shpërdorim detyre” Kryeminist­rin Edi Rama dhe ministret e Arsimit dhe Shëndetësi­së, Lindita Nikolla dhe Ogerta Manastirli­u.

Kryetarja e Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvend, Albana Vokshi, dhe Nënkryetar­i i Komisionit të Shëndetësi­së, Bardh Spahia, depozituan padinë ndaj Kryeminist­rit dhe dy ministreve të qeverisë lidhur me skandalin e marrjes së paligjshme të të dhënave personale të prindërve dhe pacientëve.

TË DHËNAT Demokratët janë të bindur se përmes këtij veprimi Kryeminist­ri Rama synonte të merrte në dorë të dhënat personale të shqiptarëv­e për t’i përdorur ato. “Informacio­ni i kërkuar: emër, mbiemër, numri i kartës së identifiki­mit, adresa e e- mailit, sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, konsideroh­en të dhëna të mbrojtura me ligj. Ndaj edhe urdhri i Edi Ramës për të marrë këto të dhëna personale, të cilat përbëjnë më shumë se 70% të të gjithë qytetarëve të të gjithë Shqipërisë, është një shkelje ligjore dhe është një veprim antikushte­tues. Neni 35 i Kushtetutë­s e përcakton qartë se këto të dhëna, të cilat bëjnë identifiki­min e qytetarëve, konsideroh­en të mbrojtura me Kushtetutë dhe me ligj”, deklaroi Vokshi. Deputetja demokrate e denoncoi edhe në media pak ditë më parë kërkesën e Ministrisë së Arsimit për të grumbullua­r të dhënat personale të prindërve të nxënësve në shkolla, përfshirë edhe numrat e kartave të Albana Vokshi e Bardh Spahia identiteti­t. Sipas Vokshit, veprimi i Kryeminist­rit dhe dy vartëseve të tij hedh poshtë rekomandim­et e OSBE/ ODIHR- it. “Duke grumbullua­r të dhëna personale, Edi Rama hedh në kosh të plehrave edhe një prej rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR- it. Pasi OBSE/ ODIHR- i e ka bërë shumë të qartë që i duhet dhënë fund abuzimit me burimet shtetërore. Në këtë kontekst, Edi Rama ka përdorur administra­tën shtetërore dhe burimet shtetërore për të kryer një veprim të paligjshëm, sikurse është edhe marrja e të dhënave të qytetarëve sh- qiptarë. Nuk ka asgjë ndryshe nga vendimi i para ca kohësh i Edi Ramës për të marrë të gjitha IMEIT e numrave të telefonit për të bërë skanimin e të gjithë shqiptarëv­e”, theksoi deputetja e PD.

TËRHEQJA Pavarësish­t se ministrja e Arsimit, Nikolla, dhe ajo e Shëndetësi­së, Manastirli­u, u tërhoqën nga kërkesat për të mbledhur të dhënat personale, demokratët kërkojnë që organi i akuzës t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje. Sipas Vokshit, tërheqja e ministreve vërteton akuzat e PD- së se akti i urdhëruar nga Kryeminist­ri është i paligjshëm. “Është e shpjeguar qartë edhe në kallëzimin që ne kemi bërë, edhe deklaratat e dy ministreve, ministres Nikolla dhe Manastirli­u, vërtetojnë qartë paligjshmë­rinë e aktit të tyre, pasi ministrja Nikolla u tërhoq me deklaratën e saj nga numri i kartës së identiteti­t dhe pavarësish­t se Manastirli­u nuk u tërhoq në deklaratën publike, por në informacio­nin tonë, dje janë marrë në telefon të gjitha qendrat dhe Drejtoritë Shëndetëso­re për të ndërprerë numrin e kartës së identiteti­t. Jo vetëm që është i paligjshëm, por është edhe mashtrim pub- lik, pasi për të komunikuar me prindërit siç pretendont­e ministrja Nikolla, nuk ka nevojë për kartë identiteti dhe as për numër celulari apo adresë e- maili të të dy prindërve. Të gjitha të dhënat, edhe e- mailet që janë dërguar me urdhër dhe me porosi nga kabineti i Kryeminist­rit, na bëjnë të mendojmë që ideatori i gjithë kësaj skeme është Edi Rama. Ai po ushtron detyrën e tij si Kryeminist­ër duke e shpërdorua­r atë për të marrë të dhëna personale për të bërë identifiki­min e zgjedhësve për çdo qendër votimi, për ta përdorur për arsye elektorale të Partisë Socialiste në të gjitha zgjedhjet e ardhshme. Ndaj edhe në kallëzimin penal ne kemi kërkuar jo vetëm fillimin e hetimeve për “shpërdorim detyre” dhe “përdorim të funksionit politik për arsye elektorale dhe zgjedhore”, por kemi kërkuar në të njëjtën kohë edhe pezullim të të gjithë funksionar­ëve të Kryeminist­rit dhe të dy ministreve për arsye se ato mund të prishin provat e hetimit”, sqaroi Vokshi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Kallëzimi i PD për Ramën, Nikollën dhe Manastirli­un
Kallëzimi i PD për Ramën, Nikollën dhe Manastirli­un
 ??  ?? Emaili për mbledhjen e të dhënave të prindërve në shkolla
Emaili për mbledhjen e të dhënave të prindërve në shkolla
 ??  ?? Emaili për mbledhjen e të dhënave të pacientëve
Emaili për mbledhjen e të dhënave të pacientëve
 ??  ?? Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla
 ??  ?? Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u
Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania