Panorama (Albania)

Ekstradohe­t nga Turqia Izet Haxhia, kërkoi rihapjen e dosjes

-

Afro 20 vite pas vrasjes së Azem Hajdarit, për të cilën është dënuar me 25 vjet burg, ekstradohe­t nga Turqia Izet Haxhia. Ishtruproj­a e Sali Berishës mbërriti mbrëmjen djeshme, rreth orës 20: 00, në Aeroportin e Rinasit, i shoqëruar nga oficerët e Interpolit. Më pas, ai iu dorëzua Policisë së Burgjeve. Ndalesën e parë, para se të izolohej në Burgun 302, ku do njihet edhe me vendimin e marrë në mungesë, e bëri në Komisariat­in e Rinasit, ku u kryen procedurat e mbërritjes dhe marrjes në dorëzim nga Drejtoria e Burgjeve. Izet Haxhia u vetëdorëzu­a pak ditë më parë në Policinë turke, ku kërkoi të kthehej në Shqipëri, pasi në shkurt të këtij viti, Gjykata e Lartë në Turqi vendosi që ai të ekstradohe­j. Gjatë ditëve që qëndroi në liri, pas këtij vendimi, Haxhia deklaroi në media se kërkonte rihapjen e dosjes. Nga ana tjetër, avokati i tij, Fran Dashi, i kontaktuar mbrëmë nga gazeta “Panorama”, u shpreh se ende nuk është njohur me kushtet e ekstradimi­t dhe se sot do takohej në Burgun 302 me klientin e tij. “Nga specialist­ët e Interpol Tiranës u bë ekstradimi nga Turqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Izet Haxhia, 52 vjeç, lindur në Babinë, Tropojë. Shtetasi Izet Haxhia është shpallur në kërkim ndërkombët­ar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim penal nr. 316, datë 29.04.2002, e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale ‘ Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpuni­m’, ‘ Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpuni­m’ dhe ‘ Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpuni­m’” tha mbrëmë Policia e Shtetit. Ngjarja, për të cilën është dënuar Haxhia, ka ndodhur më 12 shtator të vitit 1998, rreth orës 21: 15, kur pranë ish- selisë qendrore të Partisë Demokratik­e janë vrarë me armë zjarri, Azem Hajdari, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe shtetasi Besim Çerja, truproja e tij, si dhe është plagosur rëndë shtetasi Zenel Neza.

 ??  ?? Izet Haxhia, pas ekstradimi­t
Izet Haxhia, pas ekstradimi­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania