Panorama (Albania)

Konflikti Greqi - Maqedoni: Politikë në kufij

- FLORIAN SCHMITZ*

Kur dy kryeminist­rat e vendeve të Ballkanit u takuan së fundi në kryeqyteti­n maqedonas Shkup, i pranishëm ishte edhe Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk. Në kohët kur marrëdhëni­et me Rusinë kanë arritur kulmin kritik, vendet e Ballkanit janë duke u bërë gjithnjë e më interesant­e. Qëllimi, rritja e lidhjeve me perëndimin dhe stabilizim­i i rajonit, në të cilin klima përcaktohe­t vazhdimish­t nga konfliktet e interesave politike. Kujtimet nga kohërat e Luftës së Ftohtë përzihen këtu me lidhjen e fortë të Ballkanit me Turqinë, krizën e dytë të madhe të BE- së.

Tusku e lëvdoi mikpritësi­n, Maqedoninë, e cila që prej zgjedhjes së socialdemo­kratit Zoran Zaev kryeminist­ër i vendit, është duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje në konfliktin e vazhdueshë­m me vendin fqinj, Greqinë. Për Shkupin janë në lojë shumë gjëra. P. sh. anëtarësim­i i mundshëm në BE dhe NATO, dhe si Maqedonia ashtu edhe Brukseli shpresojnë të përfitojnë nga njëri- tjetri. Për ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë, i rëndësishë­m është zhvillimi ekonomik. Brukseli do që ta ofrojë për vete ish- vendin socialist, të cilit i ka hedhur dorën e miqësisë edhe Moska: Greqia bllokon pranimin e Maqedonisë në institucio­net perëndimor­e, sa kohë që fqinji verior nuk heq dorë nga emri që mban aktualisht.

REALITETI I PËRJETUAR KUNDËR ARSYES SË SHTETIT

Ioannis Manos është grek. Profesori i antropolog­jisë në Selanik ka lindur në Follorinë, një qytet i vogël në provincën grekoverio­re të Maqedonisë. Disa metra më tutje ndodhet kufiri me Republikën e Maqedonisë. Për të emri është fyerje, është vjedhje e kulturës dhe e historisë greke, gjë që shoqërohet nga nacionalis­tët maqedonas shpesh me pretendime për territore që ndodhen në territoret shtetërore greke.

Manos bashkëpuno­n që prej 20 vjetësh me Institutin e Antropolog­jisë në Shkup. Këtë ai e bën jozyrtaris­ht, sepse pjesa më e madhe e bashkëpuni­mit publik midis dy vendeve është ndërprerë. Dhe në të njëjtën kohë që në Shkup zhvillohej takimi i nivelit të lartë ballkanik, aty u mbajt për herë të 16- të një konferencë me studentë nga gjithë territoret e Ballkanit dhe Greqia. Synimi kryesor ishte kontakti midis njerëzve, për t'iu kundërvënë diskutimev­e të ngurta, emocionale, nacionalis­te të vendeve pjesëmarrë­se. Kur Manos dëgjon në një restorant të Shkupit muzikë tradiciona­le maqedonase, ai fillon të këndojë edhe vetë, në maqedonish­t. "Këto këngë i njoh që kur kam qenë fëmijë. Edhe në Follorinë i kemi kënduar," thotë ai.

Ndërkohë që grindja në media zhvillohet kryesisht në nivel ideologjik, shumë gjëra të përbashkët­a në kulturën dhe historinë e përbashkët mbeten pa u vënë re. Po Ioannis Manos mendon se pikërisht këtu ndodhet potenciali për zgjidhjen e konfliktit. "Përvojat tona kanë treguar se ato elemente që na bashkojnë janë shumë më tepër se ato që na ndajnë. Nëse e vendosim fokusin te ngjashmëri­të, atëherë mund t'i kapërcejmë shumë kollaj problemet që bllokojnë rrugën e zgjidhjes".

MAQEDONIA DËSHIRON STABILITET

Por me to nuk merret njeri. Prandaj Manos nuk mendon që grindja për çështjen e emrit do të zgjidhet që këtë vit. Shumë pengesa nuk lejojnë gjetjen e kompromisi­t. Në këtë pikë vendet nuk janë njësoj. Sondazhet tregojnë se 63 për qind e maqedonasv­e dëshirojnë një zgjidhje të menjëhersh­me. Ndërkohë që 61 për qind e grekëve nuk e pranojnë përdorimin e emrit "Maqedoni" nga ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë. Kështu thotë një 27- vjeçare në Selanik. "Ata nuk kanë të drejtë të quhen Maqedoni. As Maqedoni e Re, as Maqedoni e Veriut".

Për një taksixhi 42- vjeçar nga Shkupi, konflikti nuk luan ndonjë rol. Ai është baba i tre fëmijëve dhe vuan nga problemet sociale dhe ekonomike në vend. A do ta përmirëson­te pranimi në BE dhe në NATO situatën e pap- unësisë në vend, ai nuk e di. Besimi në politikë është i pakët. Më parë ai punonte si shofer në Ministrinë e Drejtësisë, me rrogë 250 euro në muaj. Po pa qenë anëtar partie nuk mund të mbash poste në shërbimin publik. Prandaj me pranimin në BE ai shpreson për më shumë transparen­cë: "Për mua nuk ka rëndësi nëse ne e ndërrojmë emrin. Unë dua të ardhme për familjen".

KUNDËR IDEOLOGJIV­E PARALIZUES­E

Manos dhe studentët e tij priten me përzemërsi në Shkup, ku shkojnë për t'u takuar me studentë nga i gjithë rajoni. "Shumë gjëra këtu të kujtojnë Greqinë, edhe njerëzit," shpjegon një pjesëtare e konferencë­s, e cila vjen për herë të parë në Maqedoni. "Kur i tregova një burri në rrugë se jemi nga Selaniku, më erdhi turp për konfliktin që ekziston mes nesh".

Ljupço Risteski, profesor i antropolog­jisë nga Shkupi, nuk çuditet. Pengesat janë kryesisht nga politika, pengesa që nuk lejojnë afrimin midis Greqisë dhe Maqedonisë, por edhe midis vendeve të tjera të Ballkanit. Prandaj politikanë­t i kanë halë në sy antropolog­ët: "Shkenca jonë keqtrajtoh­et në shoqëritë ballkanike dhe kjo nuk është pa shkak. Në televizion­in shtetëror maqedonas u dhanë udhëzime që degë të tilla të mos studiohen. Ne antropolog­ët studiojmë krijimin e identiteti­t dhe ne shpesh jemi kritikë, kur qeveritë e përdorin këtë proces në favor të vetes".

Prandaj nuk duhet të çuditet njeri kur zbulime antropolog­jike për të përbashkët­at kulturore të të dy vendeve nuk merren parasysh në konfliktin e vazhdueshë­m. Por ato që janë mund të sjellin përparime në situatën e bllokuar.

* D. W.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania