Panorama (Albania)

Plagosja e dy personave në Selitë, në pranga i katërti

Ngjarja para 3 muajsh në Tiranë, edhe një autor ende në kërkim

- ETLEVA DELIA

Policia e Tiranës ka arrestuar edhe një tjetër autor, që ishte në kërkim për plagosjen e dyfishtë të ndodhur para tre muajsh në zonën e Selitës.

I arrestuari është Deivid Shuaipi, 23 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim që prej datës 16 shkurt, kur mbeti i plagosur Valmend Pelivani dhe shoku i tij, Renato Hoxha. Ndërsa vijon të jetë në kërkim edhe një tjetër person, shtetasi me iniciale F. P., 24 vjeç. Vëllai i këtij të fundit, shtetasi Redi Palushi, u arrestua një muaj më parë me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë të kryer në bashkëpuni­m. Dy ditë pas përplasjes me armë, Policia e Tiranës arrestoi Florjan Musaj, 25 vjeç, pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja dhe njërin nga të plagosurit, Gjon ( Valmend) Pelivani, 28 vjeç. Gjithashtu, Policia tha se ishte bërë shpallja në kërkim e dy personave të dyshuar si bashkëpunë­torë për ketë ngjarje, F. P., 24 vjeç dhe Redi Palushi, 22 vjeç, që u arrestua një muaj më parë. Në fakt, po për këtë ngjarje, në kërkim ka qenë edhe një person i tretë, shtetasi Deivid Shuaipi, i cili u arrestua dje. “Këta persona akuzohen për ngjarjen e ndodhur më datë 16 shkurt, rreth orës 12: 30, në rrugën ‘ Irfan Tomini’, ku gjatë një konflikti të çastit ka mbetur i plagosur shtetasi Gjon ( Valmend Pelivani) dhe Renato Hoxha, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Është sekuestrua­r një armë zjarri, pistoletë, me një krehër me 2 fishekë”, tha në njoftimin zyrtar Policia e Tiranës dy ditë pas plagosjes. Ndërsa dje u njoftua nga Poli- cia për arrestimin e një tjetër të dyshuari, që ishte shpallur në kërkim prej 3 muajsh në lidhje me këtë ngjarje. “Specialist­ët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim policor, Deivid Shuaipi, 23 vjeç, banues në Tiranë, ( i shpallur në kërkim policor për veprat penale ‘ Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpuni­m, e mbetur në tentativë’ dhe ‘ Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’). Ky shtetas, më datë 16.02.2018, në rrugën ‘ Pandeli Çale’ në bashkëpuni­m me shtetas të tjerë, ka plagosur me armë zjarri shtetasit Gjon Pelivani dhe Renato Hoxha”, tha dje Policia. PERSONA janë arrestuar nga Policia e Tiranës gjate këtyre tre muajve si te dyshuar për plagosjen e ndodhur në shkurt të këtij viti në zonën e Selitës, ndërsa një tjeter është ende në kërkim

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania