Panorama (Albania)

“Otello” e “Kurban”, Blushi e Rama përplasen në Torino

Panairi i Librit

- TIRANE

Salloni i Librit në Torino bën bashkë Edi Ramën dhe Ben Blushin. Dikur i përkisnin së njëjtës skuadër e më pas u bënë kundërshta­rë politikë.

Kjo e fundit, politika, s’dihet nëse do t’i bëjë sërish bashkë kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe ishsociali­stin Ben Blushi, por me sa duket, letërsia, po. Sigurisht, nuk do të jenë në të njëjtin panel, krah për krah njëritjetr­it, por, në një mënyrë apo në një tjetër, të dy do të përfaqësoj­në letrat shqipe, por edhe raportin e saj me politikën. Në këtë edicion, në Torino, letërsia dhe publicisti­ka shqipe do të jetë e prezantuar nga disa përfaqësue­s: Blushi me romanin e përkthyer në gjuhën italiane “Otello, Arapi i Vlorës”; Rama, si Kryeminist­ër, ish- kryebashki­ak i Tiranës dhe autor i veprës “Kurbani” dhe një grup autorësh të rinj ( Saimir Muzhaka, Eris Rusi, Manjola Nasi, Elona Çuliq, Belfjore Qose), mbështetur nga Ministria e Kulturës.

BLUSHI PREZANTON “OTELLON”

Pas përkthimit në gjuhën italiane dhe botimit nga shtëpia botuese “Mimesis”, Ben Blushi do të prezantojë para lexuesit italian, romanin “Otello, il moro di Valona”. Takimi do të zhvillohet ditën e shtunë, në orën 10: 30, në Spazio Internazio­nale. Të pranishëm në këtë promovim do të jenë Beko Gjata dhe Anilda Ibrahimi. Ky takim i Blushit me lexuesin i përket seksionit “Scrittori dal mondo - Narrativa straniera”. Bashkë me romanin, Ben Blushi do të prezantojë edhe një copëz Shqipërie, që sipas organizato­rëve të Sallonit të Librit në Torino, ka qenë “një vend misterioz në zemër të Mesdheut gjatë kohës së komunizmit, pastaj zemra e emigracion­it europian, ndërsa sot një vend tërheqës dhe mundësish”. “Otello, Arapi i Vlorës”, fitues i Çmimit Europian të Letërsisë, është përkthyer në gjuhën italiane nga Elda Katorri. “Otello” mund të lexohet si një roman i përjetshëm dashurie, i cili i tejkalon kohët dhe distancat gjeografik­e, ku xhelozia kthehet në një mekanizëm që devijon ngjarje; por po ashtu, mund të lexohet si romani i pranimit apo mospranimi­t të tjetrit. Otello është i papranuari i përjetshëm, në një shoqëri, që asnjëherë nuk është gati për të pranuar të ndryshmin. Dhe Italia, vendi ku janë përplasur jo vetëm shqiptarët në fillim të viteve ’ 90, por edhe të gjithë refugjatët e ardhur nga kontinenti afrikan, është vendi, ku ky libër qëndron si në shtëpinë e vet.

NJË RRËFIM PËR TIRANËN

“La mia Tirana”-” Tirana ime”. Kështu titullohet takimi i së dielës në orën 10: 30, në Sallën “Blu”, në hapësirat e Panairit të Librit, i cili nis sot rrugëtimin në Torino. I ftuar është Kryeminist­ri shqiptar, Edi Rama, po ashtu autor i librit “Kurban”-” Il sacrificio”. Rama, po ashtu, është pjesë e seksionit “Scrittori dal mondo”, i cili mbledh figura të shquara të letërsisë botërore, veçse Kryeminist­ri do të pozicionoh­et në atë segment të titulluar “Aktualitet­i dhe politika”. I gjendur mes artit dhe politikës, pikturës, pasionit për të shkruar dhe karrierës politike, Rama do të ndajë me të pranishmit këtë eksperienc­ë. Por siç njoftojnë organizato­rët e Panairit të Artit, si “autor i një autobiogra­fie mbi eksperienc­ën e tij publike, Kryeminist­ri shqiptar, dikur edhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, reflekton mbi rëndësinë e marrëdhëni­eve të mira politike, diplomatik­e dhe ekonomike mes Italisë dhe Shqipërisë”. Në krah të Ramës do të jetë kritiku i artit, shkrimtari dhe politikani i njohur italian, Vittorio Sgarbi. Duke pasur parasysh karakteret sanguine të dy të ftuarve, me gjasë nuk do të mungojë debati e batutat.

 ??  ??
 ??  ?? Shkrimtari Ben Blushi. Kopertina e librit, “Otello, Arapi i Vlorës”, i përkthyer në gjuhën italiane
Shkrimtari Ben Blushi. Kopertina e librit, “Otello, Arapi i Vlorës”, i përkthyer në gjuhën italiane
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, gjatë prezantimi­t në gjuhën serbe. Kopertina e librit, e përkthyer në gjuhën italiane
Kryeminist­ri Edi Rama, gjatë prezantimi­t në gjuhën serbe. Kopertina e librit, e përkthyer në gjuhën italiane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania