Panorama (Albania)

Basha: Fatmir Xhafaj është vetë peshku i madh, kokë e një prej familjeve mafioze

“Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka si ministër të Brendshëm vëllanë e një trafikanti droge që nuk arrestohet”

- FATION BINJAKU

Opozita ka bllokuar dje punimet normale të seancës plenare, duke denoncuar dje shkeljen ligjore, që sipas PD- së ka bërë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për të shpëtuar vëllanë e tij nga dënimi në Itali.

Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, akuzoi dje Xhafën se si kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, falsifikoi Kodin e Procedurës Penale, nenin 491, që bën fjalë për “ekstradime­t”. Sipas kreut të PDsë, Xhafaj me këtë paligjshmë­ri i siguroi vëllait të tij garanci për të qenë i paprekshëm dhe për mos u dënuar as në Itali dhe as në Shqipëri. “Për Agron Xhafajn është shtrembëru­ar Kodi i Procedurës Penale përmes një falsifikim­i, një vepre penale të Fatmir Xhafajt për të siguruar paprekshmë­rinë në mënyrë që ai as mos të ekstradohe­t në Itali, as të mos vuajë asnjë ditë dënimi në Shqipëri. Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka si ministër të Brendshëm vëllanë e një trafikanti droge të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, që nuk arrestohet për të vuajtur dënimin”, tha dje Basha. “PESHKU MADH” Për demokratin, Fatmir Xhafaj është peshku i madh dhe bashkë me vëllanë e tij, Agron Xhafën, janë kokat e një prej familjeve mafioze në Vlorë. “Fatmir Xhafaj është vetë peshku i madh, kokë e një prej familjeve mafioze ku i vëllai bën trafikun e kokainës dhe ai vetë falsifikon ligjet për të mbrojtur vëllanë e tij kriminel nga vuajtja e dënimit. Agron Xhafaj është kriminel i dënuar, që i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit. Fatmir Xhafaj është kriminel i pandëshkua­r. Të dy bashkë janë kokat e një prej familjeve mafioze, që ka shndërruar sot Vlorën në kryeqyteti­n mesdhetar të kokainës, ku apartament­et, shtëpitë, makinat shkëmbehen për qese kokaine”, tha dje ai. Në fjalën e tij, Lulzim Basha tha se vëllanë e ministrit të Brendshëm e thërrasin “pashai i Vlorës”, pasi ka nën urdhra Policinë e Shtetit dhe Prokurorin­ë. “Kjo sepse Agron Xhafaj, që e thërrasin “pashai i Vlorës”, trafikanti i drogës, ka nën urdhrat e tij Policinë, duke filluar nga drejtori i Përgjithsh­ëm dhe Prokurorin­ë në Vlorë e në të gjithë Shqipërinë. Ky është realiteti i shtetit që ka ndërtuar Edi Rama, ku qeveria dhe krimi janë bashkë, të pandashëm, dhe ku rekordet kriminale, personale apo familjare janë kriteri i vetëm i Edi Ramës për marrjen e posteve të larta publike”, u shpreh ai. Teksa po mbante fjalimin e tij, Bashës i përfundoi koha në dispozicio­n dhe pjesën tjetër të fjalimit e vijoi nëpërmjet “Facebook”- ut. Sipas tij, Fatmir Xhafaj duhet të dilte me pranga në duar nga Parlamenti, pasi ka falsifikua­r Kodin e Procedurës Penale. “Normalisht, Prokuroria duhet të vepronte. Fatmir Xhafaj do të duhej të dilte nga kjo sallë me pranga në duar. Por mafia në pushtet i ka marrë masat që kjo të mos ndodhë. Kapja e Prokurorit të Përgjithsh­ëm dhe dje e Prokurorit të Krimeve të Rënda këtë qëllim ka. Kjo është ajo që Raporti i Departamen­tit të Shtetit e quan – Kapja e shtetit. Ministri i Brendshëm, kokë e një prej familjeve mafioze. Prokuroria, vegël e Kryeminist­rit dhe ministrit të Brendshëm. Koha po thërret si kurrë më parë. Njerëzit e thjeshtë të këtij vendi të marrin në dorë fatin e tyre. Ose qeveria mafioze e Edi Ramës, ose Shqipëria. Të dyja bashkë nuk mund të zgjasin dhe nuk do të zgjasin më”, u shpreh ai.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania