Panorama (Albania)

Balla: Lulzimi bllokon Kuvendin nga frika e Saliut për Izet Haxhinë

-

Kryetari i Grupit të PS- së, Taulant Balla, ka replikuar dje me demokratët, teksa këta të fundit bllokuan foltoren e Kuvendit. Gjatë debatit pa mikrofon, Balla tha se ky qëndrim vinte si pasojë e frikës që ka zënë Sali Berishën nga ekstradimi i ish- truprojës së tij, Izet Haxhisë. “Lulzim, bllokimi i foltores ka të bëjë me frikën e babait tënd Sali, nga ekstradimi në Shqipëri i Izet Haxhisë. Si ka mundësi që në vend që PD ta përshëndes­ë ekstradimi­n, po merr malet”, tha Balla, i cili më pas iu drejtua Berishës: “Pse ke frike nga Izeti, Sali?!”. Por në kundërpërg­jigje ish- Kryeminist­ri Berisha e ka quajtur Ballën si bandit. “Pusho ti bandit, Taulant Gjura, pusho!”. Më tej kreu i Grupit të PS- së, Taulant Balla, ka komentuar dhe sulmet politike ndaj Fatmir Xhafajs dhe vëllait të tij. “Kujtoj se Lulzim Basha në vitin 2010, ministër i Brendshëm, bashkë me Agron Kuliçajn kërkuan dhe kontrollua­n çdo dosje apo vendim për këtë çështje. Edhe në vitin 2012. Edhe më pas. Pra, lajmi “bombë” i Lulit dje dhe sot është një histori shumë e vjetër. Ka ndodhur 20 vite më parë. Është një çështje që drejtësia italiane ka folur. Është një çështje po aq e ngjashme me vëllain e Enkelejd Alibeajt, e që ne e kemi mirëkuptua­r se deputeti apo ish- ministri Alibeaj nuk ka përgjegjës­i për vëllanë e tij. Është një çështje që nuk implikon sot, pas 20 vitesh, ministrin aktual të Brendshëm në asnjë rrethanë. Të jeni të bindur se nëse nga drejtësia italiane ndaj shtetasit Agron Xhafaj do të ketë qoftë edhe një kërkesë ekstradimi, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë hezitim se Ministria shqiptare e Drejtësisë, Prokuroria dhe Policia e Shtetit do të bëjnë detyrën. Lulzimi ka një hall tjetër të madh. Këtë hall nuk ia zgjidh dot asgjë”, shkruan Balla në “Facebook”.

 ??  ?? Taulant Balla
Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania